Midis 23 dhe 30 shtatorit, të gjithë që dëshirojnë do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e festës më të madhe sportive në Evropë për amatorët - Java Evropiane e Sportit #BeActive. Organizatori i saj në Bullgari për vitin e shtatë është Ministria e Rinisë dhe Sportit. Hapja është nga ora 18:30 në Knjazheska Gradina /Kopshtin e Princit/ në Sofje.
Si pjesë e nismës, më shumë se 30 federata dhe klube sportive do të prezantojnë aktivitetet e tyre përmes demonstrimeve dhe materialeve informative më 25 shtator midis orës 15.00 dhe 21.00 në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet.
Ngjarjet do të mbahen në Sofje, Montana, Vidin dhe Vraca, njoftoi Ministria e Rinisë dhe Sportit në faqen e saj në Facebook.Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më..