Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspeditë do të zbulojë sekretet e urave prej guri në Rodopet

Foto: arkiv

Duke shkelur fortë me këmbët e veta prej druri, por me një shtat të ngritur mbi ujërat rrëshqanorë, urat prej guri në malet Rodope janë në një miqësi me kohën. Kurse ajo, në momentin në të cilin lodhet të llogarisë çastet dhe përjetësitë, ulet mbi ndonjë shkëmb dhe dëgjon histori mes gjëmimit të lumit të errët kundrejt dhuratës për një jetë të përjetshme.

Pavarësisht se shpeshherë i quajnë urat në malet Rodope “romake”, ato mbase janë të ndërtuara gjatë Mesjetës, kur rruga për Gjumjurxhinë (tani Komotini, në Greqinë Veriore) dhe Egjeun ka kaluar përmes lumit Arda dhe mëngëve t; tij, shënon Ivan Ballkanski në librin e tij “Urat e Vjetra në rrethin e Kërxhalit”. Sot me këtë detyrë të gërmojë sekretin e dinjitetit dhe të rezistencës dhe elasticitetit të tyre me kalimin e kohës po merret shoqata “Meshtra”, e cila në fund të muajit do të zhvillojë një studim në terren në mal. Lumi Arda është qendra bazë, në bazë të së cilës janë ndërtuar urat më të mëdha.

Ivan Kolev

“Këto objekte nuk janë të studiuara mirë - mungon një informacion i sigurt dhe dokumente për ndërtimin e tyre dhe mirëmbajtjen, për krijuesit e tyre - tregon drejtuesi i projektit arkitekti Ivan Kolev. Është shumë interesante sesi urat janë ndërtuar si një sistem unik për kalimin e barrierave të mëdha të ujit në Rodopet. Në këtë kuptim është kureshtare nëse me të vërtetë kanë qenë pjesë nga një model i përbashkët paraprak ose secila u ngrit në një kohë të ndryshme dhe në rast të ndryshëm. Por, ka një fakt që bën përshtypje - duke vështruar hartën e Rodopeve dhe të lumit Arda, shikojmë se më të mëdhenjtë mes tyre janë në distanca përafërsisht të barabarta njëra nga tjetra. Kurse kjo, sipas meje, do të thotë se ato përbëjnë një sistem të menduar mirë dhe analizimi i tij do të dëshmojë këtë ide.”

Shoqata “Meshtra”, bashkë me Muzeun Historik në Ardino, Muzeu Historik Regjional në Kërxhali dhe vullnetarë do të saktësojnë se cila është gjendja e urave prej guri, nëse ato janë ruajtur në pamjen e vet origjinale ose kanë pësuar ndryshime. Ata do të punojnë në Ardino, Kërxhali dhe Smoljan, ku gjenden mbi 100 pajisje të ngjashme. Për çdo një prej tyre do të përgatitet një material me të dhëna aktuale dhe arkiva, analizë të gjendjes së tyre të tanishme dhe të anës autentike. I gjithë informacioni do të vendoset në një ueb faqe të veçantë dhe në të ardhmen do të përdoret për rinovimin e tyre.

“Shkaku që urat të jenë kaq mirë të ruajtura është se ato përbëjnë një konstruksion, të njohur që nga antikiteti deri relativisht shpejt - thotë akoma arkeologu Ivan Kolev. Kurse kjo do të thotë se deri në  revolucionin industrial janë përdorur pothuajse të njëjtat sisteme për ndërtim dhe ato kanë qenë në një proces të vazhdueshëm të një përsosmërie. Urat në Rodopet janë mes shembujve të fundit të këtij tipi arkitekture, përpara se të paraqiten ato prej metali dhe pas kësaj të ndërtuarat prej betoni. Prandaj mund të themi se ato janë rezistuese pikërisht për shkak të grumbullimit shumëshekullor të dijeve dhe të teknologjive.”

Për një nga emblemat e Rodopeve është shpallur Ura e Djallit mbi lumin Arda - tre harkore, me një gjatësi prej 66 metra, gjerësi 3,4 metra dhe lartësi 12 metra. Ajo është ngritur gjatë shekullit të 16, me urdhër të sulltanit Selim I, kurse ndërtimi është i rrethuar me legjenda të shumta. Sipas njërës prej tyre, krijues i tij ka qenë mjeshtri Dimitër nga Nedelino, i cili ka rënë dakord të ndërtojë urë mbi lumin e stuhishëm, pavarësisht se çdo një mjeshtër tjetër përpara tij të ketë pësuar disfatë. Besimet pëshpëritin se Djalli i ka premtuar një sekret, përmes të cilit të mund ta ndërtojë për 40 ditë dhe krijimi i tij të mbetet përgjithmonë. Mjerisht, mjeshtri nuk ka mundur t’i gëzohet frytit të shkëlqyer të duarve të vet, sepse shumë shpejt ka vdekur. Një legjendë tjetër tregon se që nga ura e Djallit mund të shikosh fytyrën e djallit nëse shikon në ujërat e lumit midis orës 11,00 dhe 12,00, kur ura dhe pasqyrimi i saj formojnë një rreth. Kurse në një prej gurëve mund të dallosh një gjurmë të djallit. 

Përpiloi: Diana Cankova në bazë të intervistës nga programi “Hristo Botev” i BNR me arkitektin Ivan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD