Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Universiteti Teknik i Sofjes po bëhet pjesë e një universiteti të ri evropian

Universiteti Teknik i Sofjes
Foto: Ani Petrova

8 universitete nga vende të BE -së, përfshirë Universitetin Teknik në Sofje, do të krijojnë një Universitet të përbashkët Evropian të Teknologjive. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët në një takim në Limasol të Qipros.

Struktura e ardhshme do të bashkojë gati 100 000 studentë nga Bullgaria, Qiproja, Letonia, Franca, Gjermania, Irlanda, Spanja dhe Rumania. Ata do të jenë në gjendje të kryejnë një pjesë të studimeve të tyre në universitete të tjera. Qëllimi është forcimi i kërkimeve shkencore dhe inovacioneve dhe përmirësimi i lidhjeve me industrinë.

Përfaqësues të komuniteteve studentore nga 8 universitetet kanë nënshkruar gjithashtu një deklaratë për krijimin e "Unionit Studentor të Universitetit Evropian të Teknologjive".


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ku janë zonat për të vëzhguar shiun e meteorëve Perseid në qiellin mbi Bullgari këtë natë

Gjatë natës së 12 duke u gdhirë 13 gusht, qielli mbi Bullgari do të ofrojë një nga spektaklet natyrore më mbresëlënëse – kulmin e shiut të meteorëve Perseid. Pritet që dhjetëra “yje që bien” në orë të ndriçojnë errësirën – një moment ideal për..

botuar më 25-08-12 5.21.MD

Një ekspozitë në Varna na çon në gjurmët e kafshëve që po zhduken në Bullgari

Deri më 29 gusht 2025, banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit të Detit të Zi mund të vizitojnë ekspozitën udhëtuese "Gjurmët e Zhdukjes" në Muzeun e Historisë Natyrore në qytet. Ekspozita është pjesë e një fushate kushtuar ruajtjes së specieve të..

botuar më 25-08-12 5.45.PD

Rreziku i parave të falsifikuara! Si t’i dallojmë ato?

Një tendencë e re në falsifikimin e parave – më shumë janë kartëmonedhat e falsifikuara prej 100 levash, me portretin e Aleko Konstantinovit, ndryshe nga disa vite më parë kur më të falsifikuarat ishin ato prej 20 levash. "Këtë e tregojnë të..

botuar më 25-08-11 6.55.PD