Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 29 shtator festojmë Ditën Botërore të Zemrës

Mbi 60% prej vdekjeve në Bullgari janë nga sëmundjet kardiovaskulare

Foto: bnt.bg

Më 29 shtator festojmë Ditën Botërore të Zemrës. Me rastin e iniciativës së Organizatës Botërore të Shëndetit, që daton që nga viti 1999, sot vende të rëndësishme kombëtare në Bullgari do të ndriçohen me ngjyrë të kuqe.

Midis 60-65% të të gjithë vdekshmërisë në vendin tonë është për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo u njoftua nga Prof. Ivo Petrov - Shef i Klinikës së Kardiologjisë dhe Angiologjisë në Spitalin Universitar "Acibadem City Clinic", në një forum online me rastin e Ditës Botërore të Zemrës.

"Vdekja e parakohshme për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare para moshës 65 vjeç, është dy herë më e lartë se mesatarja evropiane," tha për BNR Prof. Asen Gudev, kryetar i Shoqërisë së Kardiologëve në Bullgari.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vjaçesllav Llupov

Kryetari i bashkisë së Taraklisë pret bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare

Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav Llupov..

botuar më 25-03-20 7.05.PD

Holanda, Italia dhe Spanja janë destinacionet kryesore për bullgarët që duan të bëjnë studime jashtë

Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..

botuar më 25-03-20 6.10.PD

Përfundon bojkoti i zinxhirëve ushqimorë

Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..

botuar më 25-03-18 5.51.MD