Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon kampionati i parë bullgar i Barbecue

Foto: Pixabay

Kampionati i parë bullgar i Barbecue do të kënaqë banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 1 deri më 3 tetor në stadiumin “Junak”, transmetoi BNR Sofja.

Brenda tre ditësh para gjyqtarëve dhe auditorit kritik, mjeshtrit më të mirë të barbecue do të garojnë në një konkurs “të nxehtë”, premtojnë organizatorët.

Gara e vërtetë do të fillojë të shtunën në orën 6 pasdite. Është parashikuar gjithashtu një klasë master për prerjen e mishit, një konkurs për fëmijët, një klasë për tymosjen e mishit. Të dielën pasdite mishi i përgatitur do të vlerësohet nga një juri ndërkombëtare dhe më pas audienca do të mund të shijojë mishin e konkursit.

Hyrja është falas.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD