Një qytet i të vdekurve u zbulua nga arkeologët në vendbanimin e lashtë të Perperikon në Rodopet Lindore, njoftoi korrespondentja e BNR Valja Apostollova nga Kërxhali. Janë zbuluar 8 mauzole të mëdhenj të kohës së Perandorisë Romake, të vendosur në mënyrë amfiteatrale në pjesën jugore të qytetit shkëmbor. Zbulimi nuk ka analog në Gadishullin Ballkanik dhe mund të krahasohet me varret e konsujve dhe senatorëve romakë. Vitin e kaluar arkeologët zbuluan pjesë prej ndërtesash të rrumbullakëta dhe nuk kanë shpjegim për gjetjet. Këtë verë, ndërtesat e çuditshme mbushin tetë vjet.
"Ky është një kompleks i madh përkujtimor prej ndërtesash të rrumbullakëta dhe rotondash. Secila prej tyre është me diametër prej 7-8 metrash. Çfarë lloj njerëzish janë varrosur - këta kanë qenë njerëz të pasur." Monedhat dhe bizhuteritë e gjetura datojnë mauzoleumet e shekullit të 3 -të - 6 -të, "thotë arkeologu Prof. Nikollaj Ovçarov.Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes..