Rritja e çmimeve të energjisë elektrike, të karburanteve dhe foragjereve i vënë shumë blegtorë përpara rrezikut të falimentimit. Krahas me shpenzimet e rritura gjendjen e tyre e ndërlikojnë dhe pamundësia për të shërbyer kreditë e tyre dhe mungesa me muaj të tërë e ndihmave nga shteti. Kjo pikërisht është dhe arsyeja që disa prej tyre të kërkojnë një lloj tjetër jetese.
Që të mund të evitojnë pasojat ekonomike nga Covid kriza, afro 50 mijë pronarë do të ndihmohen me përgjithësisht 70 milionë leva, njoftuan përpara ca kohe nga Ministria e Bujqësisë. Gjysma e shumës do t’i drejtohet blegtorisë dhe me këto fonde do të duhet që 20 mijë punonjës në sektor të mbulojnë kostot e tyre të rritura.
Nëse shteti dëshiron që ta mbajë dhe ta ruajë industrinë, duhet që ta bëjë menjëherë këtë mbështetje financiare, thotë Rumen Karamanov nga Shoqata e Fermerëve të Derrave. Me këto para si fillim do të mund të blihet foragjere, që të ketë kafshë të uritura.
“Mbarështimi i derrave është në një situatë mjaft të vështirë - shton ai. Derisa çmimet e produkteve bazë ushqimore po ecin përpjetë, mishi po qëndron mbi çmime jo realisht të ulëta në sfondin e çmimeve të rritura të lëndëve - grurë, mikroelemente, absolutisht gjithçka në lidhje me përgatitjen e përzierjeve të ushqimeve. Nuk ka ndonjë prodhues të mishit të derrit, i cili në këtë moment të mos të humbasë midis 40 dhe 50 stotinki për një kilogram peshë të gjallë. Do të japim shembull me një kompleks të madh derrash – ai po punon me humbje prej 700-800 mijë leva çdo muaj. Deri kur do të mund të rezistojmë, nuk e di, por nëse nuk ndryshon asgjë, do të pasojnë falimentime.”
Irina Nikollova rrit mbi 250 buaj. Për herë të fundit ajo merr ndihma në fillim të vitit për shkak të epidemisë nga koronavirusi. Që të mund të shpëtojë fermën e saj ajo tërheq kredi, por akoma është e paqartë sesi do ta kthejë atë.
Marina Ivanova, e cila kujdeset për lopë dhe viça, po kështu prej muajve nuk merr ndihma ose përfitime me muaj. Në ngjashmëri të çmimit të mishit dhe çmimi i qumështit mbetet i pandryshuar.
“Mungesa e ndihmave do të ndikojë mbi ekonominë, aq më tepër se çmimet e preparateve kryesore, me të cilat trajtohen farat për të pasur rendimente, janë rritur shumë - thotë ajo. Vetëm plehrat janë rritur me minimum 30%. Me të vërtetë që gjatë këtij viti të korrurat dhe gruri janë rritur në çmim, por rezulton se kemi dyfishin e shpenzimeve për llogari të një çmimi pak më të lartë. Kështu që nuk pres asgjë të mirë, aq më tepër se pritet dhe një vit mjaft i thatë.”
Tani për tani në fermën e Marina Ivanovës arrijnë të përballen me situatën. Po mundohen që t’i mbajnë në punë punonjësit e vet. Shpresojnë dhe mbi procedura të lehtësuara gjatë aplikimit për subvencionet e shpallura, në mënyrë që paratë të mund të arrijnë deri tek sa më shumë njerëz.
“Sektori i qumështit po kufizohet dalë-ngadalë dhe po ecën drejt pakësimit të numrit të kafshëve dhe të fermave - deklaron në radhë të vet Mihaill Mihajllov, i cili rrit kafshë dhe prodhon produkte të qumështit dhe foragjerë. Kolegët po orientohen në dy drejtime - bujqësi, pa rritur kafshë, kurse njerëzit nga sektori i qumështit kalojnë në sektorin e prodhimit të mishit, duke rritur lopë për mish. Kjo është një tendencë, e cila po thellohet gjithnjë e më shumë. Prandaj dhe nëse nuk merren masa, qumështi do të pakësohet mjaftë.”
Mihaill Mihajllov, në ngjashmëri të shumë të tjerëve të punësuar në këtë sektor, qëndron në një udhëkryq. Me foragjeret ekzistuese tani për tani ai do të përballet me situatën, por problemi i madh është se banka po refuzon hua, përpara se të shlyhen detyrimet e mëparshme. “Ne duhet të flasim për zhvillim, dhe jo për shpëtim”, thekson ai, derisa përpara syve të tij sektorët strategjik për vendin tonë si mbarështimi i bagëtive dhe i deleve po zhduken.
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të materialeve të BNR Burgas/.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..