Maria Mirosllavova, me pseudonimin artistik RIA, pak ditë më parë prezantoi këngën e saj të parë - "Ëndrra jonë". Maria është 19 vjeçe dhe merret me muzikë që nga mosha pesë vjeç. Ajo është vajza e dy muzikantëve të njohur – Maria dhe Mirosllav nga grupi "Mary Boys Band". Ajo u diplomua me nderime në Shkollën e Mesme Matematike të Sofjes, pastaj vazhdoi në Mançester në degën e animacionit kompjuterik dhe projekteve vizuale, por kurrë nuk ndaloi të interpretojë dhe krijojë muzikë.
"Ëndrra jonë" është një këngë e krijuar nga këngëtarja e re. RIA e ka shkruar tekstin në bazë të vjershës së Rio Bravo "E djegur lumturisht". Në incizim RIA kryen pjesët vokale dhe shumicën e pjesëve instrumentale.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..