Për 10 vjet popullsia e Bullgarisë u ul me 590 000 veta. Në të njëjtën kohë numri i pensionistëve të varfër u rrit me 128 000, ndërsa i fëmijëve të varfër me mbi 17 000. Këtë e njoftoi Zëvendës Ministri i Çështjeve Sociale Ivan Krëstev. Sipas tij shteti nuk ka politikë adekuate për mbrojtjen sociale të më të prekurve – pensionistëve dhe fëmijëve. Si një shembull në këtë drejtim Krëstev tregoi, se për 10 vitet e fundit ndihmat mujore për rritjen e një fëmije u rritën vetëm me 5 leva (2.56 euro).
Aktualisht 1.6 milion bullgarë jetojnë nën pragun e varfërisë, dhe gati 500 mijë veta janë me pagë minimale. Kjo përbën 29 për qind nga të punësuarit në vend.
Parlamenti bullgar, duke theksuar rëndësinë kyçe të politikës së kohezionit të BE-së për zhvillimin ekonomik të rajoneve në Bullgari, këmbëngul që rajoni i Detit të Zi të trajtohet në mënyrë të barabartë me rajonet në BE që kufizohen drejtpërdrejt me..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, rreth dhe pas mesditës me vranësira. Kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore, do të ketë shi dhe..
Patriarku bullgar Daniil kremtoi një Liturgji Hyjnore festive dhe bekim të ujit për festën e Origjinës (Ekspozimit) së Kryqit të Shenjtë të Zotit, në kishën e kryeqytetit "Shën Sofja". Pas shërbesës, së bashku me Presidentin Rumen Radev, të dy ia..
Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5..
Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec (në malin Rilla) - kisha e vetme prej druri në Bullgari – kremtoi sot festën e saj. Një..
Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionareme pronësi të vetme me pjesëmarrje shtetërore "Dyqan për Njerëzit". Qëllimi është të sigurojë..