Qyteti nga antikiteti i vonë Misionis pranë Tërgovishtes, një nga 6 objektet kryesore arkeologjike, ka ekzistuar për më shumë se 150 vjetëve. Arsyet e deklaratës së historianëve janë gjetjet e shumta nga periudha të ndryshme dhe me vlera të ndryshme historike dhe shkencore, të zbuluara këtë verë. Ky është qyteti i dytë nga antikiteti i vonë /pas Perperikonit/ , të cilin ne e zbulojmë, të ndërtuar në kushte malore. Sivjet ne pamë vendbanimin e peshkopëve nga shekulli i 5-6, ndërtesa të madha banimi, të ngjashme me pallatet e sotme, rrugë në kënde të drejta dhe shumë gjetje të tjera nga kjo epokë”, sqaroi drejtuesi i studimeve profesori Nikollaj Ovçarov përpara Radios Kombëtare Bullgare. Gjetjet nga ky vit janë mbi 600 dhe dëshmojnë se, qyteti ka ekzistuar nga gjysma e dytë e shekullit të 5 deri në fillim të shekullit të 7.
Mes sendeve të gjetura dallohet një unazë prej argjendi nga shekulli i 14 me një dekorim të hollë prej kokrrizave, me një kasetë bosh, në të cilën është vendosur helm dhe një vrimë e hapur qëllimisht. E krahasojnë me unazën e parë për nga lloji i vet “unazë-vrasëse”, të zbuluar nga arkeologët bullgarë gjatë vitit 2013 në qytetin mesjetar Kaliakra. Por kjo unazë është prej argjendi dhe kjo jep bazë që shkencëtarët të supozojnë, se ka shërbyer për shlyerjen e llogarive politike.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..