Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimet në rritje po i tejkalojnë të ardhurat – çfarë masash janë të nevojshme dhe për çfarë duhet të kemi një kujdes më të madh?

Foto: arkiv

Çmimet e ushqimeve, të shërbimeve, të lëndëve djegëse po rriten me një ritëm më të shpejt sesa rritja e pagave, tregon studimi ekspert i Konfederatës të Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Që nga fillimi i vitit gazi natyror është shtrenjtuar  me 158%, shtimi i korrentit është me 4,4% dhe i ngrohjes qendrore me 16,1%, derisa tek ushqimet në mënyrë më drastike është rritur çmimi i vajit - me 43%, dhe mbase deri në fund të vitit do të blejmë një kilogramë bukë për 2 leva. A po na pret një dimër i ri krizash, drejtojnë pyetje konsumatorët, të cilët gjithnjë e më shumë po i ngushtojnë shpenzimet e veta, që të përgatiten për goditjen e re të rritjes së çmimeve.  

Tendenca për rritjen e çmimeve do të vazhdojë dhe gjatë 5 muajve të ardhshëm, është i bindur ekonomisti dhe financier Rumen Gëllëbinov. Nuk mund të mbetemi të izoluar nga proceset botërore, por ka hapa të cilët shteti mund t’i ndërmarrë në këtë situatë.

Rumen Gëllëbinov

“Rritja e çmimeve duket e pashmangshme, kështu që ne duhet të shikojmë një rritje të të ardhurave, në mënyrë që të kemi një kompensim të pjesshëm - vazhdon Rumen Gëllëbinov. Është e domosdoshme që shteti të marrë një rol më aktiv dhe si kompensime të energjisë për qytetarët dhe si subvencione të energjisë për kompanitë e kërcënuara me një falimentim dhe të cilat kështu do të risin papunësinë. Është më se e natyrshme që shteti të marrë parasysh me buxhetin për vitin e ardhshëm dhe një rritje të pagës minimale, për një rritje të vazhdueshme dhe rillogaritje të pensionit, për pagesat sociale.”

Sipas Bogomill Nikollovit, kryetar i shoqatës “Konsumator Aktiv”, vendosja e tavaneve të çmimeve do të krijojë spekulime, prandaj varianti më i mirë është ndihma sociale për njerëzit me të ardhura më të ulëta. Ulja e TVSH-së për ushqimet kryesore është po kështu një masë e mundshme, por jo duke e shtrembëruar atë, tha ai, siç ndodhi vitin e kaluar në restorantet. Në atë kohë norma e ulur nga 20 në 9% mbulonte dhe pijet alkoolike, dhe nuk u zbatua nëpër të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe në fund të fundit  konsumatorët nuk ndien asnjë lloj ulje të çmimeve, kurse ndryshimin prej 11% shkon në xhepin e pronarëve të restoranteve.

Bogomill Nikollov

Përpara viteve, kur kishte një krizë të ngjashme, filluan të shtien vajin e rapesë në vajin e lulediellit - paralajmëron Bogomill Nikollov për rrezikun që në treg të paraqiten mallra me një cilësi më të ulët gjatë synimit të prodhuesve të ruajnë çmimet. Tek sallamet rreziku është tek përmbajtja e lartë e ujit, derisa tek djathi, ku ka kërkesa më të larta, shpresojmë që kontrolli të jetë në nivelin e duhur. Duhet të kemi një vëmendje dhe tek blerjet online sepse do të shfaqen shumë oferta tërheqëse - çmimet mund të jenë rezultat i cilësisë së ulët ose produktet mund të jenë të falsifikuara. Njerëzit duhet të dinë po kështu se në një afat prej 14 ditëve kanë të drejtë  ta kthejnë mallin pa sqarime.”

Mariana Kukusheva kryetare e Bashkimit Kombëtar të bukëpjekësve dhe ëmbëltorëve, shikon dy masa bazë për evitimin e inflacionit - futjen e TVSH-së prej 9% për ushqimet bazë dhe shkurtimin e aparatit shtetëror.

Mariana Kukusheva

“Në të janë të zënë rreth 1 milionë veta - këta janë njerëz, të cilët nuk paguajnë taksa direkt ose indirekt, nga ana tjetër, ka 1.2 milion njerëz në biznes, së bashku me punëtorët sezonalë, të cilët duhet të mirëmbajnë pjesën tjetër të popullsisë - sqaron ajo. Sipas një raporti të ish ministrit të financave Asen Vasilev midis 30 dhe 40% nga të zënët në sektorin publik nuk dinë se për çfarë janë aty dhe nuk kryejnë detyrime konkrete të punës.”

Nëse nuk merren masa të shpejta, do të pasojnë falimentime dhe një shkarje serioze të ekonomisë, mendon Mariana Kukusheva. Sa i përket çmimit të bukës, ai prej kohe nuk varet nga prodhuesit, por nga zinxhirët tregtarë, saktëson ajo.

Përpiloi: Diana Cankova/ në bazë të intervistave të BNR Vidin dhe BNR Plovdiv/.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD