Nga sot, shëtitorja në parkun e qytetit të Belshit, Shqipëri, mban emrin e artistes së talentuar bullgare me rrënjë shqiptare Lika Janko, e cila ndërroi jetë në vitin 2001. Në ceremoninë zyrtare të emërtimit mori pjesë Ministri i Kulturës i Bullgarisë Prof. Velislav Minekov, kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani dhe Zëvendësministrja shqiptare e Kulturës, Dr. Meri Kumbe, bëri të ditur Ministria e Kulturës.
Lika Janko ka lindur në Sofje si Evangjelia Grabova dhe fati i prindërve të saj është i lidhur pazgjidhshmërisht me Shqipërinë. Jeta e saj ka qenë plot vështirësi përpara se kritikët të fillojnë të shkruajnë për të si “Picasso i veshur me fustan”. Punimet e saj janë të ndikuara nga artistët francezë, Van Gogh, kultura bullgare dhe ajo shqiptare.
Ministri Minekov ndodhet për një vizitë të shkurtër në Shqipëri me ftesë të homologes së tij shqiptare Elva Margariti. Dje ata biseduan mbi domosdoshmërinë për aktivizimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua edhe mundësia e hapjes së një Qendre Kulturore Bullgare në Tiranë, bazuar në një marrëveshje ndërqeveritare me Shqipërinë.
Sot më herët Ministri Minekov mori pjesë në mbylljen zyrtare të projektit për ndërtimin e ndriçimit rrugor LED "All-in One Solar LED Lights Street", financuar nga Republika e Bullgarisë në kuadër të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim. Ministri Minekov preu shiritin e inaugurimit së bashku me kryetarin e bashkisë së Belshit Arif Tafani dhe në prani të Zëvendës Ministres së Kulturës së Shqipërisë Dr. Meri Kumbe, ambasadorit tonë në Tiranë Momçill Rajçevski, Konsullit të Nderit të Republikës së Bullgarisë z. Selim Hoxhaj dhe ekipin e Ambasadës sonë në Tiranë.
Programi i delegacionit bullgar në Shqipëri, i kryesuar nga Ministri Minekov, përfshin një takim në ambasadën tonë në orët e vona të pasdites me kryetarë të shoqatave bullgare dhe anëtarë të komunitetit bullgar në Shqipëri, informon Ministria bullgare e Kulturës.Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..