Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, në tetor 2021 inflacioni vjetor në Bullgari arriti 6 për qind, ndërsa ai mujor në krahasim me shtatorin - 1,8 për qind. Po të bëjmë një krahasim me muajin gusht - atëherë inflacioni vjetor ishte 3.7%.
Në të njëjtën kohë, një ditë pas zgjedhjeve, qeveria e përkohshme ofroi për shitje 250 milionë euro të tjera borxh të brendshëm në formën e letrave shtetërore me vlerë. Për herë të parë këtë vit nga Ministria e Financave ofrojnë letra me vlerë me afat maturimi 3.5 vjet, pasi muajt e fundit u bë e qartë se letrat me vlerë 5 dhe 10.5 vjeçare po shtrenjtohen. Borxhi i ri që nga fillimi i vitit është 1.4 miliardë euro me një limit të përcaktuar në buxhetin e shtetit prej 2.25 miliardë euro.Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, u shty në Kuvend për vitin 2025. "Nëse nuk kemi një buxhet të miratuar deri më 19 janar, atëherë gjithçka do të ndalet në shtet. Edhe shkollat, edhe spitalet, edhe..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar në fund të vitit 2024. “Vlerësimet parashikojnë se deficiti do të tregojë një përmirësim krahasuar..