Paraditen e së enjtes temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1- minus 2° në disa lugina të Bullgarisë Perëndimore deri në 7-8° përgjatë bregdetit. Në vend do të ketë vranësira të ndryshueshme, pa reshje. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore, me të cilën do të depërtojë ajër më i ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14 gradë, në Sofje rreth 10 gradë.
Mbi male do të ketë vranësira të ndryshueshme. Në vendet më të larta do të bjerë borë e dobët. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 6°, në 2000 m rreth 0°.
Të premten temperaturat do të pësojnë rënie, ndërsa në veri të Bullgarisë dhe në zonat perëndimore nënballkanike do të ketë reshje shiu.Në mbledhjen e qeverisë së përkohshme, kryeministri Dimitër Gllavçev konfirmoi se qeveria holandeze shprehu pajtim për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen. Ai tha se sipas Akademisë Bullgare të Shkencave, përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit..
Qeveria e Holandës propozon që mbretëria të pajtohet me pranimin e Bullgarisë në Shengen dhe me rrugë tokësore, mësoi BNR. Kabineti e paraqiti propozimin e tij në parlamentin e vendit, siç kërkohen liegjisëlacioni kombëtar. Deputetët mund ta hedhin..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev u takua me ambasadorët e BE-së dhe diskutoi anëtarësimin e vendit në Eurozonë, njoftoi BNB. Takimi u mbajt në Sofje me ftesë të ambasadorit të Hungarisë Miklosh Borosh në kuadër të..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet...
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e..