Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti shprehu shpresën se raundi i tretë i konsultimeve për formimin e qeverisë do të jetë i fundit

Foto: BGNES

Pas konsultimeve me përfaqësuesit e katër grupeve të para parlamentare – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, GERB, DPS dhe BSP, presidenti Rumen Radev tha se qeveria e re ka nevojë për "një vektor të fortë social", pasi shoqëria jonë është shumë e ndarë.

Sipas Kreut të Shtetit, dy qeveritë e përkohshme kanë siguruar mundësi për stabilizim në kohë krize dhe për shkëputje nga veset e së kaluarës, si dhe për formimin e një lloji të ri qeverisjeje nga njerëz me profil të ndryshëm politik, por me synime të përbashkëta për të ardhmen e Bullgarisë. Gjatë bisedimeve me BSP, Rumen Radev tha se pret që Partia Socialiste të kontribuojë për vazhdimin e arritjeve të qeverisë teknike.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 qershorin 2023

Të martën do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi malet në Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe aty do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në Sofje - 11°. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 23-06-05 6.35.MD