Qytetarët të mos përdorin mjete piroteknike në natën e ndërrimit të viteve. Një thirrje të tillë e bëri zëvendëskryeministri për politikë klimatike dhe ministri i mjedisit dhe ujërave Borisllav Sandov. “Fishekzjarret dhe mjetet piroteknike përmbajnë grimca të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Përveç kësaj, këto shpërthime trembin si kafshët, ashtu edhe njerëzit më të ndjeshëm, fëmijët me autizëm" - u argumentua Sandov para BNR-së.
Sofja, Veliko Tërnovo, Kërxhali, Vraca, Pazarxhiku, Velingradi dhe qytete të tjera kanë hequr dorë nga fishekzjarrët e festave për këtë vit të ri. Në disa prej tyre fishekzjarrët do të zëvendësohen me një shfaqje me dritë.
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..