Bletët largohen nga kosheret dhe shkojnë për të “kullosur” të joshur nga moti pranveror i pazakontë për janarin, informon BTA. Vitet e fundit temperaturat e larta gjatë dimrit nuk janë një përjashtim në krahinat jugore të Bullgarisë. Ja përse edhe bletarët në rajonin e qytetit Smoljan nuk habiten nga ky aktivitet dimëror i bletëve. Për shkak të anomalive dimërore, bletarët janë të detyruar të sigurojnë më shumë rezerva ushqimore për kosheret në dimër. Prandaj, bletarët kontrollojnë më shpesh nëse rezervat në koshere janë të mjaftueshme për mbijetesën e bletëve gjatë muajve të mbetur të dimrit. Rreziqet janë më së shumti në zonën malore, ku ende nuk ka bimësi të lulëzuar, përveç luleborës që haset aty-këtu nëpër kopshte.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria është pakësuar me rreth një milionë e gjysmë veta gjatë 10 vjetëve të fundit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave nga regjistrimi i fundit në vendin tonë në fund të vitit 2021. Nëse trendet për vdekshmërinë,..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është sërish media më e besuar në Bullgari, sipas një raporti të Institutit “Reuters” për Studimin e Gazetarisë në Universitetin e Oksfordit. Pjesa më e madhe e bullgarëve – 64 për qind i besojnë lajmeve të Radios..
Për të 11-in vit radhazi, Sofja po pret Festivalin Ballkanik të Verës (The Balkans International Wine Festival,BIWCF). Veprimtaria, e cila bashkon verërat dhe kulturën ballkanike, do të mbahet nga 16 deri më 18 qershor 2022 përpara Pallatit..
Bullgaria është i vetmi vend në Evropë që ofron rehabilitim postkopid në sanatoriume të specializuara pa e mbuluar atë nga Fondi Kombëtar i..
Më 29 qershor, vendet përgjatë Danubit shënojnë për të 19-in vit radhazi Ditën Ndërkombëtare të Danubit. Në këtë datë në vitin 1994 në Sofje u..