Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një nga fytyrat e skllavërisë moderne:

Pandemia rrit rrezikun e shfrytëzimit të punës

Në 24% të rasteve të trafikimit të njerëzve, gjithçka fillon me një shpallje të rreme pune

Foto: pixabay

Sot në botë ka më shumë skllevër se në çdo kohë tjetër në historinë njerëzore. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës të Kombeve të Bashkuara nga viti 2021, sipas të cilave më shumë se 25 milionë njerëz jetojnë në një formë të skllavërisë moderne dhe të punës së detyruar. Dhe nëse gjatë 2 vjetëve të fundit në fokus janë anti-Covid masat të cilat na janë imponuar, të cilat e kufizojnë lirinë tonë personale në mënyra të ndryshme, ka milionë njerëz të privuar nga aftësia për të vepruar sipas nevojave të tyre.Qytetarë pa të drejta, të bllokuar në skllavërinë moderne – trafikimin e qenieve njerëzore.

Bullgaria është një vend burim i viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas studimeve të ndryshme, shteti ynë e ndan vendin e parë për nga eksporti i viktimave të trafikut të njerëzve për frymë të popullsisë me Rumaninë, vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare Martin Stefanov, përfaqësues i Fondacionit “A21–Bullgaria”. Organizata globale joqeveritare ka zyra të vet në 14 shtete nëpër të gjithë botën, kurse në Bullgari tanimë 9 vjet punon për parandalimin e trafikimit të njerëzve dhe në përkrahje të viktimave të tij. Një problem gjithnjë e më serioz botëror është shfrytëzimi i punës, mendojnë punonjësit në sferë. “Nuk ka racë, moshë, gjini, arsim ose status social, i cili të na garantojë se neve kjo nuk do të na ndodhë” - thotë Stefanov. Dhe saktëson se metodat e “seleksionimit” janë kaq të shumta dhe kaq shpikëse, se madje vetë specialistët mbeten ndonjëherë të habitur nga rastet që hasin.


Duke qenë se prekshmëria jonë në këtë moment ndaj pandemisë është shumë herë më e madhe sesa në kohët normale ekonomike, rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore është shumë më i lartë. Kur ke humbur punën që ke pasur, kur je në izolim dhe nuk di se çfarë do të bësh pasi të përfundojë kjo situatë, njeriu është shumë më i prirur të gënjehet me diçka që i ofrohet si një rrugëdalje. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për njerëz në moshë 40,50 vjeç, të cilët janë të shtrënguar nga rrethanat. Zakonisht propozime të tilla për punë vijnë nga jashtë. Ato tingëllojnë në mënyrë shumë tërheqëse dhe në pjesën më të madhe të rasteve njeriu bie në grackën e shfrytëzimit dhe të mos largimit të lirë. Prandaj në këtë moment është jashtëzakonisht e rëndësishme që njerëzit të jenë shumë të vëmendshëm se cilave shpalljesh për punë u besojnë”- sqaron Stefanov.

Gjatë vitit të fundit nga tetë ofertat për punë të kontrolluara nga fondacioni, shtatë kanë dalë rrezikuese dhe të falsifikuara. Këto shpallje vijnë më tepër nga Facebook, tregon përpara Radios Kombëtare Bullgare shefja e linjës antitrafik të fondacionit, e cila mban sekret emrat e saj për arsye sigurie - sepse, sipas fjalëve të saj, veprimtaria e fondacionit u pengon njerëzve me një ndikim mjaft të madh. Dhe saktëson se çdonjëri mund të drejtohet për ndihmë përmes Linjës Kombëtare të telefonit 0800 20 100. Sinjale pranohen ditë e natë nga çdo një vend në Bashkimin Evropian. Përveç kësaj përmes një telefonimi në linjën pa pagesë mund të kontrollojmë ndonjë punëdhënës të mundshëm ose të ndajmë përvojë.


“Njerëzit në Bullgari nganjëherë janë aq të dëshpëruar dhe kanë nevojë për punë saqë nuk arrijnë të shohin shenja të dukshme mashtrimi...Statistika e linjës së nxehtë nga viti i kaluar tregon se në 24% të rasteve të trafikut të njerëzve çdo gjë ka filluar me një shpallje të falsifikuar për punë. Statistika globale tregon se vetëm 1% e viktimave të trafikut mund të shpëtohen” - thotë drejtuesja e linjës së zjarrtë. Sipas fjalëve të saj, meshkujt pohojnë më vështirë se janë bërë viktimë të trafikut, por, kur bëhet fjalë për një eksploatim pune, ata janë një grup i cenuar fortë.

Dhe pavarësisht se përvoja e ekspertëve është e lidhur me punë nga Bullgaria, ata nënvizojnë se trafiku i njerëzve me qëllim eksploatimin pune është një problem me kufij të gjerë dhe fytyra të ndryshme. Shpëtimi është informimi dhe kujdesi më i madh, kurse një nga gjërat më të rëndësishme, të cilat nuk duhet të harrojmë është se asnjë punëdhënës nuk ka të drejtë të marrë ose të mbajë dokumentet tona personale dhe të pengojë ndërprerjen e marrëdhënieve tona.

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistave të Ljubomira Konstantinovës, BNR -“Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: pixabay, EPA/BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD