Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Jotova: Evropa kënaqet të jetë vetëm vëzhguese e proceseve botërore

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Evropa kënaqet të jetë vetëm vëzhguese e proceseve botërore, po marrin pjesë në mënyrë aktive vetëm disa shtete anëtare, por jo BE-ja në tërësi. Kjo tezë u zhvillua nga Nënpresidentja Ilijana Jotova në konferencën “Evropa dhe Bota” para studentëve të Institutit të Specializuar të Frankofonisë për Administrim dhe Menaxhim.

Për shkak të mungesës së lidershipit në Ballkan dhe midis Ukrainës dhe Rusisë, midis NATO-s dhe Rusisë, Evropa nuk po arrin t'i përgjigjet frikës së natyrshme të qytetarëve të saj. "Detyra e evropianëve është që të arrijmë ta kthejmë mbrojtjen dhe politikën tonë të jashtme nga fjalët në realitet," tha ajo. Jotova beson se zgjerimi i BE-së është mënyra për të ruajtur vlerat evropiane.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i asociuar Hristo Hristev: Parlamenti Evropian nuk është çështje numrash, por përgatitjeje dhe kuptimi se si funksionon BE-ja

Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e..

botuar më 24-06-09 9.10.PD
Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD