Për t'u modernizuar dhe për të pasur fitime, Holdingu i Hekurudhave Shtetërore Bullgare /BDZ/ dhe kompanitë shtetërore për transport pasagjerësh dhe mallrash do të bashkohen, njoftoi ministri i transportit Nikollaj Sëbev.
“Kështu do të rrisim produktivitetin dhe do të mund të menaxhojmë shpenzimet”, tha Sëbev.
Ministri premtoi se BDZ do të rehabilitohet deri në vitin 2023. Nuk planifikohet rritje e shpejtë e shpejtësisë. Do të punohet për zbatimin e orarit dhe përmirësimin e shërbimit për të fituar një pjesë më të madhe të tregut dhe për ta bërë hekurudhën më tërheqëse për qytetarët dhe bizneset. BDZ është planifikuar të hyjë në tregun e kapitalit në vitin 2024, shpjegoi ministriNë vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..