Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativa “Krishtlindjet Bullgare” mblodhi mbi 1.5 milionë euro për bamirësi

Foto: arkiv

Edicioni i 19-të i fushatës bamirëse “Krishtlindjet Bullgare” mblodhi 3 070 000 leva (mbi 1.5 mln euro). Kjo është shuma më e lartë e mbledhur në 15 vitet e fundit, bëri të ditur Presidenca. “Megjithë krizën ekonomike, sociale dhe shëndetësore, njerëzit po përfshihen në kauza të tilla gjithnjë e më shumë”, tha presidenti Rumen Radev, nën patronazhin e të cilit po mbahet iniciativa “Krishtlindjet Bullgare”. Sipas Radev, megjithë nismat bamirëse, angazhimi i shtetit për shëndetin e fëmijëve po mbetet dhe ato tregojnë nevojën për masa urgjente në kujdesin shëndetësor bullgar. Fondet e mbledhura do të përdoren për blerjen e pajisjeve moderne të teknologjisë së lartë për diagnostikimin e saktë dhe trajtimin modern të fëmijëve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i arteve të rrugës ndez pasionet në Plovdiv

Rruga emblematike "Ivan Vazov" në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, gjallërohet nga data 5 deri më 8 shtator për edicionin e radhës të Festivalit të Rrugës “Station Street Festival”. Programi përfshin koncerte, zona të ndryshme..

botuar më 24-09-05 5.25.PD

Parashikimi i motit për 5 shtatorin

Gjatë natës do të jetë kryesisht е kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor-verilindor. Të enjten do të jetë sërish kryesisht me diell. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të zhvillohen vranësira, kryesisht në zonat malore..

botuar më 24-09-04 7.35.MD
Kirill Petkov

PP-DB-ja konfirmoi se të dy formacionet dalin së bashku në zgjedhje

Drejtuesit e PP-DB u shfaqën së bashku në margjinat e parlamentit për të njoftuar se koalicioni i tyre po ruhet dhe qëllimi i tyre kryesor është të tërheqin votuesit për t'i lejuar ata të përmbushin prioritetet e tyre. Ata deklaruan se objektivi..

botuar më 24-09-04 4.16.MD