Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është si atdheu i dytë për doktorin Abdullah Zargar

“Ndonjëherë një gotë ujë në shkretëtirë është shumë e rëndësishme”, thotë mjeku iranian

Foto: BGNES

Fjalën e parë bullgare të cilën doktori Abdullah Zargar e mëson është e lidhur me mirësinë. Vit pas viti aibën vepra të mira, duke mjekuar pacientët e vet në një krahinë të varfër në Bullgari. Kurse kur kishte nevojë për përkrahjen e njerëzve, një ortek prej vullneti të mirë e shtyu makinën administrative për të ndihmuar mjekun, i cili ka shpëtuar spitalin e qytetit nga falimentimi, që të mund të ketë se ku të japë e të shpërndajë nga mirësia e vet.

Në fillim të vitit të kaluar mjeku iranian, pas të cilit qëndroi i gjithë qyteti Isperih dhe fitoi një përkrahje të madhe shoqërore, mori shtetësi bullgare. Mjeku, i cili ka ardhur përpara 18 vjetëve nga Britania e Madhe në qytetin e vogël, qe i detyruar të largohet nga posti i drejtorit në spital, për shkak të mungesës së shtetësisë bullgare. Një vit më vonë doktori Abdullah Zargar thotë se ndihet shumë më i sigurt dhe se tanimë nuk nevojitet të mbështetet tek shokët e vet për gjërat “ thjesht administrative si korrenti, uji, interneti”.

Ai është me origjinë nga një familje e pasur argjendarësh, dhe ka preferuar të ndjekë rrugën e tij, duke u diplomuar për mjekësi në Moskë dhe më pas duke punuar në spitale në Turqi, Francë, Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe pavarësisht se ka leje për të praktikuar në Ishull, ka vendosur të mbetet si një mjek i zakonshëm tek njerëzit në rajonin e tij.


Qëkurse është pajisur me një pasaportë bullgare, doktori Abdullah Zargar me krenari thotë se ka votuar në të gjitha zgjedhjet, sepse ndihet një pjesë nga shoqëria. Dhe vazhdon të ndjekë filozofinë e tij personale të bëjë mirësira - jo vetëm si mjek, por dhe si njeri.

“Për mua si mjek nuk ka asgjë më të këndshme nga kjo të shikoj një pacient të shëruar - shton ai. Kur bëj diçka të mirë për shoqërinë ose për njerëzit rreth meje, kjo më gëzon së tepërmi. Sa për të keqen, do t’ju jap një shembull - derisa një ditë e ngjisja makinën time, nga automobili përpara meje shoferi hodhi një butile prej plastiku. Unë e njoh këtë njeri, ai është nga fshati im. Pas dy-tre javëve ai erdhi tek unë për vizitë, e pyeta se ku banon  dhe ai u përgjigj - në Gjermani. Fare interesante, i thashë, aty a i hidhni butilet prej plastiku nëpër autostradë. Kurse ai qeshi - “O, doktor, në Gjermani zakonet janë krejtësisht të ndryshme”. Ja, pikërisht kjo më mërzit shumë - tek ne mund të hedhësh butilen tënde në rrugë, kurse aty nuk e bën, sepse ligjet janë të tjera.”

Doktori Abdullah Zargar ia përkushton kohën e tij vetes së vet dhe pacientëve të tij - kur përfundon dita e tij e punës, ai viziton njerëzit e varfër dhe të sëmurë në fshatrat përreth, pa u marrë para. Dy herë në javë bën operacione ortopedike në spitalin në qytetin e rrethit Varna.


“Nuk kam ankesa sa i përket karrierës sime, sepse kryesorja është të jem i dobishëm - është kategorik mjeku. Kuptohet se në vitet rinore, kur jetoja në shtete të tjera, kisha mundësi më të shumta për zhvillim, për një veprimtari shkencore. Këtu nuk kam kushte të tilla, madje dhe për operacione shumë të mëdha. Por, kjo është një gjë dytësore - nganjëherë një gotë uji në shkretëtirë ka një rëndësi të madhe dhe unë mundohem në këtë mënyrë të jem i dobishëm. Kështu që jam i kënaqur nga ajo që mundem të bëj për njerëzit rreth meje.”

Viti i kaluar ka zbuluar përpara doktorit Abdullah Zargar fytyrat e vërteta të njerëzve rreth tij- disa janë dëshmuar si miq, kurse të tjerë kanë hequr maskat e tyre të falsifikuara. Mjeku ka vendosur mbi tavolinën e tij në shtëpi dhe disa libra bullarë – një dëshmi se do të mbetet në vendin tonë, që t’i ndihmojë njerëzit në nevojë.

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Ivelina Ivanovës, BNR-Shumen/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për të ruajtur identitetin e tyre, bullgarët në Shqipëri kanë nevojë edhe për mbështetje shtetërore

"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën janë përballur me këtë qortim të zyrtarëve në Bullgari. Mes tyre është edhe Bledar Alterziu nga..

botuar më 24-12-13 7.30.PD
Nuredin Nuredinaj

Nuredin Nuredinaj nga Gora: "Duhet t'iu rikthehemi vlerave njerëzore dhe të ruajmë identitetin tonë"

Nuredin Nuredinaj është me origjinë nga rajoni historiko-gjeografik i Gorës në Shqipërinë Verilindore, ku 90% e banorëve vetëidentifikohen si bullgarë (Census 2023).  Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri..

botuar më 24-12-08 8.45.PD

De Là Trâp, reperi bullgar nga Miami: Mundësitë e njeriut varen nga perspektiva

De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së..

botuar më 24-12-05 7.30.PD