Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ: Intoleranca dhe urrejtja nuk kanë vend në Bullgari

Foto: arkiv

Në rrugët e kryeqytetit bullgar nuk duhet të ketë manifestime që janë të papajtueshme me vlerat, traditat dhe interesat e popullit bullgar. Antisemitizmi, racizmi, intoleranca, diskriminimi dhe urrejtja nuk kanë vend në Bullgari. Kjo thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme Bullgare në lidhje me përgatitjet për nesër në Sofje, të të ashtuquajturit “Llukov Marsh”. Më herët sot, "Po e vazhdojmë ndryshimin", BSP dhe DPS u deklaruan kundër "zhvillimit të “Llukov Marshit”, si dhe kundër mbajtjes së çdo ngjarjeje neonaziste dhe profashiste në territorin e Bullgarisë".

“Llukov Marsh” është paradë për nder të kujtimit të gjeneralit Hristo Llukov, lider i një organizate fashiste në Bullgari gjatë kohës së Luftës së dytë Botërore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U betuan gjyqtarët e rinj kushtetues

Në një ceremoni zyrtare, në sallën e mbledhjeve të Gjykatës Kushtetuese, Dr. Nevin Feti, Prof. Sasho Penov dhe Galina Toneva - Daçeva dhanë betimin si gjyqtarë kushtetues. Pas betimit ata firmosën fletët e betimit. Gjyqtarët e sapozgjedhur kushtetues zënë..

botuar më 24-11-14 12.51.MD

Punëdhënësit dhe sindikatat po diskutojnë mekanizmin për përcaktimin e punës minimale

Përfaqësues të punëdhënësve, sindikatave dhe ekspertë të shtetit diskutojnë propozimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për futjen e një mekanizmi të ri për përcaktimin e pagës minimale. Grupi i punës pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës..

botuar më 24-11-14 10.20.PD

14 nëntori është afati i fundit për kontestimin e zgjedhjeve në Gjykatën Kushtetuese

Afati për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor para Gjykatës Kushtetuese skadon sot, 14 nëntor, në orën 17:00. Deri më tani janë bërë dy ankesa nga deputetë të parlamentit të kaluar me të cilat kërkohet..

botuar më 24-11-14 9.22.PD