Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB propozoi miratimin e një deklarate që dënon njohjen e pavarësisë së rajoneve Doneck dhe Lugansk

Daniell Mitov
Foto: BGNES

Në lidhje me situatën në Ukrainë dhe njohjen e Republikave Popullore të Doneckut dhe Luganskut nga Rusia dhe dërgimin e trupave ruse atje, kryetari i Grupit Parlamentar të GERB Daniell Mitov propozoi miratimin e një deklarate të Kuvendit Popullor për këtë.

Në përgjigje, Kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev njoftoi se një deklaratë e tillë do të përpilohet në pauzë të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, ku deputetët diskutojnë në leximin e dytë ndryshimet në Ligjin për Tatimin e Korporatave dhe buxhetet e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe të sigurimeve shoqërore shtetërore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shpallim ditën e martë ditë zie kombëtare për viktimat në Maqedoninë e Veriut

E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...

botuar më 25-03-17 2.03.MD

Një studente në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad është mes viktimave të zjarrit në Koçan

Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..

botuar më 25-03-17 10.28.PD
Drejtori i spitalit

Gjendja e 14 viktimave të zjarrit në Koçan të Maqedonisë së Veriut, të pranuar për trajtim në vendin tonë, është jashtëzakonisht e rëndë

Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari, njoftoi në një konferencë informimi drejtori i Spitalit Emergjent “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov...

botuar më 25-03-17 8.33.PD