Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndeti shtyrjen e certifikimit të “Rrymës Veriore 2”

Foto: EPA/BGNES

Këshilli i Federatës dhe Duma e Shtetit në Rusi ratifikuan njëzëri marrëveshjet e miqësisë dhe bashkëpunimit me Republikat Popullore të Doneckut dhe Luganskut në Ukrainë. Kështu, të dy dhomat e parlamentit rus mbështetën vendimin e Presidentit Vlladimir Putin për të njohur pavarësinë e republikave të vetëshpallura, transmetoi korrespondenti i BNR-së në Moskë Angell Grigorov. Marrëveshjet midis Moskës dhe Doneckut dhe Luganskut parashikojnë bashkëpunim në politikën e jashtme dhe në mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale nëpërmjet ndihmës reciproke, duke përfshirë edhe ushtarake. Këshilli rus i Federatave (Dhoma e Lartë e Parlamentit) dha pajtimin e tij që Presidenti i Rusisë të shfrytëzojë forcat e armatosura të Federatës Ruse jashtë kufijve të saj në lidhje me situatën në Donbas.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha, se Kievi mendon ndërprerjen e marrëdhëniet diplomatike me Rusinë në përgjigje të njohjes së dy rajoneve separatiste të Ukrainës.

“Mirë se keni ardhur në botën e re, ku evropianët së shpejti do të duhet të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror”, shkroi në Twitter ish Presidenti dhe Kryeministër rus Dmitrij Medvedev. Kështu ai e komentoi lajmin se Gjermania do të pezullojë certifikimin e Gazsjellësit “Rryma Veriore 2” për shkak të vendosjes së trupave ruse në rajonet e shkëputura Doneck dhe Lugansk nga Ukraina Lindore.

Londra gjithashtu miratoi një pako sanksionesh kundër bankave dhe personave ruse, aktivet e të cilëve në mbretëri do të ngrihen.

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë në Paris për të marrë një vendim politik për sanksione.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti shtyrjen e certifikimit të “Rrymës Veriore 2”, si dhe disa nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga disa prej aleatëve të Paktit, njoftoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.

Ministri rumun i Mbrojtjes Vasile Dënku tha se Rumania është e gatshme të pranojë më shumë se 500000 refugjatë në rast një konflikti në Ukrainë. Ai vuri në dukje se Rumania nuk pret flukse të mëdha refugjatësh nga Ukraina, pasi në vitin 2014 (kur Rusia aneksoi Krimenë) shumica u drejtuan për në Poloni.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentja e re e Meksikës Claudia Sheinbaum

Presidentja e parë femër e Meksikës është me origjinë bullgare

Për herë të parë në historinë e Meksikës, një grua presidente, Claudia Sheinbaum, është në krye të vendit. "Për herë të parë në historinë 200-vjeçare të republikës, unë do të jem presidentja e parë femër e Meksikës," u tha mbështetësve të saj..

botuar më 24-06-03 3.52.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Reagime të stuhishme në Ballkan pas rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë Reagime të stuhishme në Ballkan shkaktoi rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën 11 korriku u shpall Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të..

botuar më 24-05-31 2.47.MD

Presidenti Radev: Maqedonia e Veriut duhet të tregojë se dëshiron të jetë pjesë e një Evrope të bashkuar

Nga Roma, presidenti bullgar Rumen Radev i dërgoi mesazh Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, se Bullgaria pret ndryshim në retorikë dhe fund sa më të shpejtë të gjuhës së urrejtjes. RSM duhet të tregojë..

botuar më 24-05-23 6.28.MD