Vendi ynë po i vë fund anëtarësisë së vet në Bankën Ndërkombëtare të Investimeve dhe në Bankën Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik për shkak të agresionit rus në Ukrainë, tha në një konferencë shefja e kabinetit Lena Borisllavova. Dy institucionet financiare janë të vendosura në Moskë dhe janë të njohura si bankat e ish-Këshillit për Ndihmën e Ndërsjellë Ekonomike. Rusia vazhdon të jetë aksioneri më i madh në to. Lena Borisllavova njoftoi gjithashtu se qeveria do ta ndihmojë Ukrainën me tenda, çanta gjumi, shtretër kampi, gjeneratorë elektrikë të palëvizshëm, antibiotikë dhe analgjetikë. Konvojet me ndihma humanitare nuk do të paguajnë taksa TOLL.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..