Pak ditë më parë ekipi i produksionit teatror "Shahname: Një përrallë për Zallin" u kthye në Bullgari, me të cilën u hap programi ndërkombëtar i edicionit të 40 jubile të festivalit teatral “Faxhr” në Teheran. Prezantimi i aktorëve bullgar në Iran është një pjesë nga dialogu kulturor midis të dyja vendeve, marrëdhëniet e të cilave bilaterale kanë një histori 125 vjeçare.
Spektakli është i frymëzuar nga eposi pers “Libri i mbretërve” të poetit Abul-Qâsem Ferdowsi , i cili është në listën e UNESKO-s për “Kryevepra në trashëgiminë gojore dhe jo materiale të njerëzimit”. Regjisore e shfaqjes bullgare është Elena Panajotova. Sipas fjalëve të saj, ky është një libër i cili përshkruan historinë para islamike të Iranit dhe të gjithë kulturën persiane.
Grupi ynë teatral ka pasur 3 shfaqje në Teheran dhe aktorët i kanë luajtur rolet e tyre në bullgarisht, por me titra në gjuhën Farsi. “Spektatorët iranian ishin shumë të impresionuar. Ata thanë se e kemi rikrijuar tamam gjuhën e tyre të lashtë, gjestet e tyre”, tha përpara Radios Kombëtare Bullgare aktorja Ralica Stojanova. Ditën e diel më 6 mars, spektakli “Shahname: Një përrallë për Zallin" do të mund të shikohet në skenën e teatrit “Azarjan “ në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..