Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva kërkoi kompensim më të lartë për konsumatorët familjarë të gazit natyror

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva
Foto: BGNES

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva insiston që të rriten kompensimet për konsumatorët familjarë të gazit natyror. Në një letër drejtuar Ministrit të Financave dhe atij të Energjetikës - Asen Vasilev dhe Aleksandër Nikollov, ajo informon se qytetarët ndihen të zhgënjyer për shkak të kompensimeve të vogla, të cilat janë të pakrahasueshme me rritjen e paparë të çmimeve të gazit natyror. Diana Kovaçeva kujton se konsumatorët familjarë të gazit natyror janë të vetmit që kanë mbetur të pambrojtur nga moratoriumi për çmimin e energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit të pijshëm, i cili u prezantua nga Kuvendi Popullor në fund të vitit të kaluar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD