Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

15% e refugjatëve ukrainas po i drejtohen Ballkanit

Mbi 340 000 qytetarë ukrainas kanë hyrë në Rumani që nga fillimi i luftës në Ukrainë, njofton AGERPRES. Mbi 260 000 tashmë janë jashtë vendit. Kryeministri rumun Nicolae Ciucăi ikërkoi komisionarit të Bashkimit Evropian për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave Janez Lenarcic që Bashkimi Evropian të mbështesë Rumaninë dhe Moldavinë në menaxhimin e fluksit të refugjatëve. Kontinenti evropian ndeshet me krizën më të madhe humanitare pas Luftës së Dytë Botërore, komenton Lenarcic dhe nënvizoi se për 2 javët e para të luftës 2 milionë refugjatë  kanë hyrë në Bashkimin Evropian. Për pritjen e tyre nga vendet kufitare, Bashkimi Evropian tashmë ka lëshuar 100 milionë euro, theksoi zyrtari evropian. 

Athina kërkon që Tirana të respektojë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri


Respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri është çelësi i anëtarësimit të Tiranës në Bashkimin Evropian, tha kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis në një takim me përfaqësues të grekëve shqiptarë, raportoi skytv.gr. Kiriakos Mitsotakis  priti një delegacion të Bashkimit Demokratik të Pakicës Kombëtare Greke “Omonia” dhe të partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. U diskutua respektimi i së drejtës për vetëvendosje në regjistrimin kombëtar të vitit 2022 në Shqipëri. Gjithashtu u theksua se regjistrimi në regjistrin e pronave, që është duke u zhvilluar në Shqipëri, duhet të garantojë në mënyrë të padiskutueshme të drejtat pronësore të komunitetit grek. Mitsotakis i ka informuar mysafirët, se Athina do të rritë pensionin kombëtar për grekët etnikë jashtë shtetit.

Protesta në Shqipëri kundër rritjes së çmimit të ushqimeve dhe të karburanteve

Mijëra shqiptarë protestuan kundër rritjes së ndjeshme të çmimeve, raportoi Associated Press.Të pakënaqurit qëndruan para godinës së qeverisë në Tiranë, por bllokuan edhe arteriet hyrëse në qytete të tjera. Çmimet e karburanteve janë rritur me 50% në javën e fundit çmimet e ushqimeve gjithashtu janë rritur ndjeshëm. Protestuesit akuzojnë qeverinë se ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe kërkojnë ulje të akcizave dhe të taksave tregtare.Kryeministri Edi Rama deklaroi se shtimi i çmimeve, më në veçanti për lëndët djegëse, është për shkak të luftës në Ukrainë dhe qeveria nuk mund të përdorë metoda jo tregtare. Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku u bëri një thirrje lutëse shqiptarëve që të kufizojnë furnizimin me karburant për makinat private.

Krimea dhe Kosova janë të pakrahasueshme, tha Kryeministri i Kosovës

Presidenti rus Vladimir Putin mendon më shumë për territoret sesa për njerëzit, tha Kryeministri i Kosovës Albin Kurti për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/. Ai beson se Moska dëshiron, duke ndjekur shembullin e Bosnjë-Hercegovinës, të përgjysmojë Ukrainën, të mbajë kontrollin e pjesës lindore dhe t'i privojë territorin e mbetur perëndimor nga aksesi në Detin e Zi. Kurti është i bindur se nuk ka asnjë analogji mes pushtimit rus të Krimesë dhe rastit të pavarësisë së Kosovës. Në Kosovë në vitin 1999, NATO-ja ndërhyri për t'i dhënë fund gjenocidit. Më shumë se 12 000 civilë u vranë nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, 20 000 gra u përdhunuan dhe më shumë se 13 000 fëmijë u vranë. 860 000 shqiptarë, ose 80% e popullsisë, u deportuan në Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, ose në Malin e Zi, kujton Kurti. Ndërsa në Ukrainë nuk ka pasur spastrim etnik.

Politikanë serbë deklaruan gatishmëri për postin e kryeministrit në Beograd


Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se është gati ta marrë postin e kryeministrit pas fitores së pritur nga ai në zgjedhjet presidenciale të Aleksandër Vuçiçit, raportoi BTA.”Vuçiç-president, kurse unë-kryeministër, kjo do të ishte më e mira për Serbinë”, shtoi shefi  i Kuvendit, ish-ministër i jashtëm dhe ish-kryeministër. Lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel  tha për gazetën “Danas” se, nëse Partia Progresive Serbe e Aleksandër Vuçiçit nuk e fiton shumicën parlamentare, radikalët janë të gatshëm të mbështesin partinë presidenciale, por vetëm nëse Sheshel bëhet kryeministër. Radikalët e Sheshelit po kështu zyrtarisht  e përkrahën Vuçiçin për një mandat presidencial të radhës.

Në Turqinë Evropiane janë të kënaqur me plotësinë e lumenjve


Reshjet e dendura në Edrenenë e Trakisë kanë reduktuar rrezikun e thatësirës në rajon.Digat u mbushën pas shkrirjes së borës dhe kjo rriti derdhjen në lumenjtë Marica, Arda dhe Tunxha, të cilët vijnë nga Bullgaria dhe vadisin fushën e Edrenesë. Të tria digat, të cilat ushqejnë nevojat për ujë të Stambollit dhe përpara 6 muajve ishin thuajse të thata, tashmë janë 100% të mbushura, raporton Agjencia e Anadollit. Reshjet gjatë muajit shkurt kanë shtuar dhe rezervat ujore për ujitje bujqësore.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Refuzimi i presidentit për të nënshkruar një dekret për emërimin e një qeverie të përkohshme është në përputhje me të drejtat e tij

Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..

botuar më 24-08-21 7.40.PD

Zgjedhjet shtyhen, presidenti nuk e pranoi projekt kabinetin “Kozhareva”

Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..

rinovuar më 24-08-19 6.22.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..

botuar më 24-08-17 9.55.PD