Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë se 38 000 refugjatë ukrainas ndodhen në Bullgari

Foto: photo.unian

Aktualisht në vendin tonë ka mbi 38 mijë refugjatë nga Ukraina, tha në Kuvendin Popullor Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Refugjatët Petja Përvanova. Sipas saj, problem mbetet sigurimi i përkthyesve dhe mbështetja logjistike. “Qytetarët që vijnë nga Ukraina gëzojnë të drejtën e tyre për një qëndrim ligjor 90-ditor. Ata vetë nuk janë të sigurt nëse duan të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare apo të përkohshme”, shpjegoi Petja Përvanova. Detyra kryesore e grupit koordinues për refugjatët ukrainas është në tri fusha - pritje, akomodim dhe transport, tha në parlament Shefi i Shtabit për Akomodimin e Refugjatëve nga Ukraina Valeri Raçev. Sipas tij, një tjetër synim i rëndësishëm është krijimi i kushteve për integrimin e njerëzve në shoqëri dhe biznes në vendin tonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-09-12 7.35.MD
Bllagomir Kocev

Gjykata e lë në paraburgim kryetarin e bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev

Gjykata e Qytetit të Sofjes hodhi poshtë kërkesën e kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, për të ndryshuar masën e tij parandaluese "arrest në paraburgim" dhe e la atë në paraburgim, raportoi BTA. Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të..

botuar më 25-09-12 5.19.MD

U gjet një dron në Plazhin Verior në Burgas

Një dron u shfaq sot, 12 shtator, në Plazhin Verior në Burgas, raportoi një ekip i Radios Kombëtare Bullgare. Sipas shpëtimtarit të lartë Petër Rusev, makina u vu re në një zonë të pambrojtur të plazhit në drejtim të Sollnicite. Sinjali për një..

botuar më 25-09-12 4.49.MD