Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja bullgare e Shëndetësisë merr pjesë në një samit të OBSH-së

Ministrja Serbezova
Foto: BGNES

Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Samitin për Shëndetësi dhe Migracion të Rajonit Evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë. Në kuadrin e forumit në fjalë në Turqi do të diskutohen praktika të ndryshme që kanë të bëjnë me shëndetin e refugjatëve dhe migrantëve.

Janë ftuar ministra, politikanë, refugjatë dhe migrantë, organizata partnere dhe përfaqësues të shteteve anëtare nga rajoni i Afrikës dhe Mesdheut Lindor i OBSH-së, që përfaqësojnë vendet e origjinës dhe tranzitit të refugjatëve dhe migrantëve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PP-DB e ktheu mandatin e dytë menjëherë pas dorëzimit të tij

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të  të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-22 12.32.MD

Qeveria e përkohshme nënshkroi një kontratë për të eksploruar një korridor energjitik Lindje-Perëndim

Në Këshillin e Ministrave u nënshkrua kontrata mes Agjencisë Amerikane të Tregtisë dhe Zhvillimit dhe Operatorit të Sistemit Elektroenergjetik për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e korridorit energjetik Lindje-Perëndim. Financimi në përmasë 1.2..

botuar më 24-07-22 11.37.PD

Situata në Stranxha vazhdon të jetë dinamike

Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten aktive midis fshatrave Voden dhe Goljam Dervent. "Për momentin ka tri shpërthime midis fshatrave..

botuar më 24-07-22 9.44.PD