Zëvendëskryeministri dhe Ministër i financave Asen Vasilev i tha BNR se Bullgaria nuk do të rinovojë kontratën me Gazprom për furnizimin me gaz natyror për shkak të luftës në Ukrainë. “1-2 javët e ardhshme do të diskutohet në nivel evropian një marrëveshje e përbashkët gazi për të gjithë BE-në. Presim që ky mekanizëm të fillojë të funksionojë në verë”, shtoi Vasilev.
Aktualisht nuk zhvillohen negociata për rinovimin e kontratës me Gazprom, po zhvillohen bisedime me Azerbajxhanin për sasi shtesë të gazit azerbajxhanas, konfirmoi për BNT kryetari i bordit të Bulgargaz Ivan Topçijski. Ai siguroi se pas 30 qershorit pritet të marrim gaz azerbajxhanas me kapacitet të plotë.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..