Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëzojnë Çmimet Kombëtare për Arte Skenike IKAR 2022

Teatri feston më 27 mars

Instituti bullgar i Kulturës në Berlin na kthen në skenografinë nga vitet '60 deri në vitet '80 të shekullit të kaluar

Foto: Instituti bullgar i Kulturës në Berlin

Në vitin 1962 poeti, skenaristi, aktori dhe regjisori francez Jean Cocteau dërgoi një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Teatrit - 27 marsit. Iniciativa për të caktuar një ditë të veçantë kushtuar një prej arteve më të lashta, të përhapura në të gjitha kulturat në mbarë botën, është Instituti Ndërkombëtar i Teatrit. Dhe mesazhi nga rrethet teatrore vjen çdo vit, i shprehur nga një prej artistëve me famë botërore.

Arti teatror e ka gjuhën e tij universale, krijon një lidhje të drejtpërdrejtë me shikuesin dhe pa dyshim ndikon në jetën e njeriut modern.

Fillimi i artit teatror në vendin tonë lidhet me emrin e mësuesit të Rilindjes, dramaturgut, figurës publike dhe gazetarit Dobri Vojnikov (1833 - 1878). Ai është gjithashtu regjisori dhe autori i parë bullgar i pjesëve teatrore. Ajo më e njohur e vënë në skenë është "Qytetërimi i keqkuptuar" i vitit 1871.

Teatri i parë profesional në Bullgari u krijua në vitin 1881 në Plovdiv. Dy francezë, Bossy dhe Brune, e kthyen një shtëpi të bukur të vjetër në hotel. Për të konkurruar me dy hotele të tjera në qytet, ata vendosën të ndërtonin një godinë të re në oborrin e tyre posaçërisht për shfaqje teatrale. Kështu u shfaq salla e parë e teatrit në vendin tonë - Teatri Ndërkombëtar "Luksemburgu", pothuajse 20 vjet pas shfaqjeve të para teatrale në Bullgari.

Në Ditën Botërore të Teatrit për të 48-ën herë do të jepen çmimet vjetore të Bashkimit të Artistëve në Bullgari. Çmimet Kombëtare të Arteve Skenike IKAR e vënë theksin tek arritjet e artistëve bullgarë në 22 kategori. Bashkimi Artistëve në Bullgari njoftoi paraprakisht se do të ketë tre fitues të çmimeve speciale IKAR 2022. Për nder dhe dinjitet çmimi i jepet aktorit Simeon Aleksiev, për kontribut të jashtëzakonshëm në muzikë do të dekorohet këngëtarja Mimi Nikollova, regjisori Asen Shopov do të marrë çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në Teatrin bullgar.

Arti është i përjetshëm dhe teatri, pavarësisht rendit shoqëror, ka gjithmonë audiencën e tij entuziaste – ky është mesazhi i një ekspozite kushtuar skenografisë së viteve 60-80 të shekullit të kaluar. Ajo do të hapet më 28 mars në galerinë e Institutit Bullgar të Kulturës në Berlin. Nëpërmjet pamjeve dokumentare, ekspozita do ta kthejë publikun në jetën teatrale nga koha kur arti ishte i kufizuar nga ideologjia shtetërore dhe propaganda në Bullgari.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një maratonë teatri dhe kinemaje 36-orëshe fillon në Akademinë Teatrale

Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Filmike “Krëstjo Sarafov”. Edicioni i 20-të do të mbahet nga 25 deri më 27 prill. Sipas..

botuar më 25-04-25 6.15.PD
Në mes Lili Ivanova së bashku me Ivan Hristov (majtas) dhe Andrej Arnaudov

Për ikonën e estradës bullgare Lili Ivanova po xhirohet një film biografik

Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e punës “Lili– dashuria është jetë”. “Faleminderit të gjithë ekipit në “Mezhdinna stancija” për..

botuar më 25-04-24 11.26.PD

Plovdivi pret Festivalin Ndërkombëtar të Arteve Rrugore ShestFest

Marioneta dhe kukulla gjigante, shfaqje me zjarre, statuja të gjalla, një makinë teatri, një procesion muzikor dhe karnavali janë pjesë e ngjarjeve në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Rrugore ShestFest. Veprimtaria do të mbahet nga 24..

botuar më 25-04-24 5.55.PD