Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk do të negociohet për gazin rus, po të vazhdojë lufta në Ukrainë

Ministri Nikollov
Foto: BGNES

Buxheti do të mbijetojë nëse reduktohen të ardhurat nga ulja e akcizës për karburantet, siç propozoi Bullgaria në nivel evropian. Po zhvillohen negociata me Azerbajxhanin për gazin natyror, por nuk do të negociohet me Rusinë dhe Gazprom pasi pushtimi rus i Ukrainës vazhdon. Këtë e deklaroi për Bloomberg TV Bulgaria Ministri i Energjisë Aleksandër Nikollov.

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis “Gazprom Export” dhe mënyrës së qeverisjes së Rusisë, e cila është një mur i madh në negociata. Nëse lufta vazhdon, është normale që të mos ketë mundësi për negociata për gazin rus, sepse në afat të mesëm nuk mund të mbështetet tek ky furnizues, përveç kësaj dhe çmimet janë shumë të larta, komentoi Ministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD

BNB uli normën kryesore të interesit, bankat janë fitimprurëse për gjysmën e parë të vitit

Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..

botuar më 24-08-01 12.03.MD

Rreth 1/6 e popullsisë bullgare nuk mund të përballojë as edhe një javë pushim

Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 24-07-30 4.01.MD