Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mishi i qengjit i lirë nga Maqedonia Veriore dëmton tregun në Bullgari para Pashkëve

Vula blu është një garanci për origjinën bullgare të mishit të qengjit në dyqane

Prodhuesit po na bëjnë thirrje që të blejmë mish direkt nga fermat

Foto: BGNES

Shumica e bullgarëve vendosin mish qengji në tryezën e Pashkëve. Megjithatë, nëse tregu do t’ua sigurojë këtë vit dhe me çfarë çmimi? Çështja emocionon si konsumatorët, ashtu edhe blegtorët.

Sipas Simeon Karakolevit, bashkëkryetar i Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe të Dhive, blegtorët do të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesat e tregut. “Është e lavdërueshme që shumica e qengjave blihen direkt nga fermat, sepse zinxhirët e shkurtër të furnizimit kënaqin të dyja palët,” ve në dukje ai.

Por, jo kaq optimist është Krasimir Burmov, i cili rrit në ekonominë e tij 900 dele dhe ka 500 qengja të gatshëm për shitje.

“Në Bullgari nuk ka kafshë - është kategorik fermeri. - Gjatë disa viteve të fundit qeveria fliste vetëm përralla boshe për prioritete, për të ndihmuar blegtorinë. Por e vërteta është se, derisa më përpara dispononim me 11-12 milionë dele, aktualisht kanë mbetur rreth gjysmë milionë. Kurse kjo do të thotë  se,sado të mundohemi, do të na jetë shumë e vështirë të kënaqim nevojat e tregut të brendshëm dhe ajo që mungon do të duhet të vijë diku nga jashtë. Nëse krahasojmë numrin e deleve me këtë të bullgarëve, do të dalin shifra qesharake - ne mund të prodhojmë mezi 150-200 gramë mish qengji për frymë”.

50% çmime më të larta ose 22,00-25,00 leva për kilogramë - kaq duhet të kushtojë mishi i qengjit në dyqane, që të mund të mbijetojnë prodhuesit, mendon Krasimir Burmov. Vetëm se në fillim të fushatës, kur tregu është orientuar drejt prodhuesit bullgarë, një nga zinxhirët e mëdhenj tregtarë importon sasi të mëdha të mishit të lirë nga Maqedonia e Veriut.

“Shkaku i parë është se mishi i qengjit hyn pa  taksë doganore - shpjegon Simeon Karakolev. - Përveç kësaj, në Maqedoninë Veriore kafshët ende ushqehen me miell kufomash (nga kafshët e djegura), që zëvendëson foragjeret e shtrenjta, ndërsa në vendin tonë dhe në mbarë Bashkimin Evropian kjo nuk lejohet. Del se, për shkak të fitimit prej 200 mijë leva, të cilin do ta realizojë zinxhiri tregtar, duke ulur çmimin do të eliminohet puna e mijëra fermerëve.  Prandaj i propozova Ministrisë së Bujqësisë të subvencionohet drejtpërsëdrejti zinxhiri me këtë shumë që të mos ketë më drama të tilla. Dhe le të mos harrojmë se, shumë afër nesh po zhvillohet luftë dhe gjithnjë e më shumë po flitet për një siguri ushqimore. Por nëse në këtë mënyrë kujdesemi për popullsinë, kjo është shumë e gabuar.”

Që të jenë të sigurt në zgjedhjen e një mishi qengji me cilësi, konsumatorët duhet të ndjekin vulën mbi mishin, i cili përmban të dhëna për thertoren dhe kodin e shtetit. Nëse vula është blu, kjo do të thotë se produkti është i prodhuar në Bullgari, por nëse vjen nga jashtë, vula është e kuqe.


“Fjala të cilën po e përdor, është vulë, e jo një njollë,” nënvizon Simeon Karakolev. Ai rikujton se Agjencia Bullgare e Sigurisë së Ushqimeve është organi kontrollues, angazhimi i të cilit është të ndjekë nëse janë respektuar kërkesat mbi importin dhe furnizimin e mishit të qengjit.

“Njerëzit, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në fshat ose deri tek ndonjë fermë dhe në dyqan janë të vënë përpara dilemës çfarë të zgjedhin, le të mos mashtrohen nga 3-4 leva diferencë në çmimin e mishit të qengjit - këshillon Simeon Karakolev. - Le të zgjedhin bullgaren, sepse në këtë mënyrë do të përkrahin prodhimin vendas. Dhe le të mos harrojnë se vula blu është një garanci për prejardhje dhe mish të prodhuar në vendin tonë.”

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistave të Veselina Millanovës, BNR “Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES-arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD