Ne do të mbrojmë Bullgarinë dhe çdo pëllëmbë të territorit të çdo një vendi aleat. Një për të gjithë dhe të gjithë për një, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një video fjalim drejtuar kryetarit të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Nikolla Minçev, deputetëve dhe Kryeministrit Kirill Petkov, ai i uroi bullgarët me rastin e 18 vjetorit të anëtarësimit në Aleancë.
Stoltenberg falënderoi për kontributin e Bullgarisë në sigurinë e përbashkët, veçanërisht në Detin e Zi, i cili ka një rëndësi të madhe strategjike. Kjo është edhe më domethënëse në këtë moment vendimtar të luftës në Ukrainë. Aleatët e dënojnë luftën dhe i bëjnë thirrje Presidentit Putin që ta përfundojë atë menjëherë, të tërheqë të gjitha trupat dhe t'i drejtohet diplomacisë, tha Stoltenberg.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..