Gjatë vitit 1865 guvernatori i vilajetit osman të Danubit e shpall fshatin Samunxhievo qytet dhe i vë emrin e Sulltanit Orhan. Fillon ndërtimi i shpejt i qytetit të ri, i cili lulëzon në rrugën nga Sofja për në Vidin. Nga Orhanieja e dikurshme, sot në Botevgrad ka shpëtuar vetëm kulla e dikurshme e sahatit, tregon drejtoresha e muzeut vendas Reni Petrova.
“Në fakt ajo është “qytetarja jonë e parë”, e cila tanimë 150 vjet qëndron në mes të qytetit Botevgrad dhe mat kohën. E bën këtë me një zile që tingëllon me një ton të mprehtë Ais. Ajo është pjesë nga 100 objektet turistike kombëtare dhe është shpallur një pasuri kulturore kombëtare.
Kulla e Sahatit është monumenti i vetëm arkitekturor i mbetur nga epoka osmane në qytet. Ndërtimi përfundon gjatë vitit 1866 me urdhër të Mithat Pashas. Vuno Markov nga fshati Vraçesh mbase është njeriu, i cili është i emëruar për një përgjegjës kryesor të ndërtimit. Duke pasur parasysh lartësinë e kullës, e cila është 30 metra, me fjalë të tjera ajo ka qenë kulla më e lartë në Gadishullin Ballkanik (atëherë), është dashur të ketë një bazë mjaft serioze. Është interesante se kulla asnjëherë nuk ka pasur një fushë. Gjithmonë e ka matur kohën me një tingëllim të kambanës. Distanca në të cilën dëgjohet është 3 kilometra”, tregon historiani.
Monumenti i mjeshtrit të njohur rilindës Vuno Markov, i cili ka ndërtuar jo vetëm kullën e bukur të qytetit Botevgrad, sot qëndron në qendër të fshatit të afërt Vraçesh.
Sipas kryetarit të bashkisë Marin Bonçovski ka dy versione për emrin e fshatit. Njëri është se, vjen nga fjala vraçka /fallxhore/, por më e mundur është të vijë nga “vratca” ose vrata /derë/, sepse fshati ruante derën matanë malit për në Sofje. Në kohen e zgjedhës turke, duke qenë derventxhinj-roje të kalimit, vendasit nuk kanë paguar taksa dhe kjo ka tërhequr popullsinë, e cila ka jetuar duke përdorur dru nga pylli.
“Ata kanë përpunuar pemët, kanë bërë prej tyre arkivolet e dikurshme, të ashtuquajturat shinde. Shindet - ky është tavani sipër në shtëpitë e vjetra /dërrasa të holla për tavan/ - sqaron kryetari i bashkisë i Vraçesh Marin Bonçovski. Kanë bërë po kështu trarëр ose siç i quajnë napllati. I kanë përdorur për rrotat e karrocave. Dhe pak nga pak kanë filluar të prodhojnë fuçi, e të tjera. Tani pothuajse në çdo një shtëpi në Vraçesh bëhen fuçi.”
E pyesim inxhinierin Bançovski a është gjë e lehtë të jesh kryetar bashkie në kohëra, kur bashkitë ankohen se nuk kanë para edhe për ndriçimin rrugor.
“Po, tani për tani dritat i kemi të ndezura! Shpresojmë që kjo krizë të mos të vazhdojë. Por, po këtu njerëzit në Vraçesh janë më të pasur. Pretendimet i kanë po kështu më të mëdha sesa në fshatrat e tjera, duam këtë, duam atë...Kështu që fare nuk është e lehtë të jesh kryetar bashkie. Madje dhe unë u them, nga dy mandate maksimum të marrim përsipër. Dhe pas kësaj të vijë ndonjë tjetër. Standardi këtu është mjaft i lartë. Ne jemi afër Botevgradit dhe afër Sofjes, çdo një ka zanatin e vet, nuk ka frikë nga papunësia. Tek ne papunësia më duket sikurse është zero.”
Në Vraçesh akoma ka mbi 80 punëtori për fuçi. Kryetari i bashkisë i cili po kështu përpara kësaj ka qenë punues i fuçive krenohet se gjatë mandatit të tij kanë filluar në ditën e Shën Petkës (më 14 tetor) të organzojnë një festival të fuçisë, dhe të tërheqin miq në këtë fshat me të vërtetë modern.
Jo pak pelegrinë pret dhe Manastiri i Vraçeshit që ndodhet aty pranë.Manastiri është nën majën më të afërt me kryeqytetin në malin Stara Planina - maja Murgash (1687 m) dhe deri aty mund të arrihet me makinë ose në këmbë në një rrugë të mirëmbajtur duke ndjekur luginën piktoreske të lumit Çeshkovica.
Sipas legjendave vendi i shenjtë është i themeluar gjatë vitit 1230 pas betejës në Kllokotnica dhe më saktë më 9 mars - dita e 40 Martirëve të shenjtë. Kështu mbreti Joan Asen II ka shprehur mirënjohjen e vet për fitoren. Manastiri “40 Martirët e Shenjtë” është rinovuar në fund të shekullit të 20, pasi një bari vendas ka pasur një ëndërr dhe besimtarët kanë gjetur themelet e kishës së vjetër dhe të ajazmës. Atëherë është gjetur dhe ikona çudibërëse e Nënës së Zotit nga shekulli i 17. Burimi i shenjtë buron në muret e manastirit dhe thuhet se uji i tij shëron jo vetëm trupin, por edhe shpirtin.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ivo Ivanov, arkivShpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është..