Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një udhëtim nga "qytetarja e parë" e Botevgradit deri në manastirin më të vjetër të krahinës

10
Kulla e Sahatit në Botevgrad
Foto: Ivo Ivanov

Gjatë vitit 1865 guvernatori i vilajetit osman të Danubit e shpall fshatin Samunxhievo qytet dhe i vë emrin e Sulltanit Orhan. Fillon ndërtimi i shpejt i qytetit të ri, i cili lulëzon në rrugën nga Sofja për në Vidin. Nga Orhanieja e dikurshme, sot në Botevgrad ka shpëtuar vetëm kulla e dikurshme e sahatit, tregon drejtoresha e muzeut vendas Reni Petrova.

“Në fakt ajo është “qytetarja jonë e parë”, e cila tanimë 150 vjet qëndron në mes të qytetit Botevgrad dhe mat kohën. E bën këtë  me një zile që tingëllon me një ton të mprehtë Ais. Ajo është pjesë nga 100 objektet turistike kombëtare dhe është shpallur një pasuri kulturore kombëtare.

Kulla e Sahatit në Botevgrad

Kulla e Sahatit është monumenti i vetëm arkitekturor i mbetur nga epoka osmane në qytet. Ndërtimi përfundon gjatë vitit 1866 me urdhër të Mithat Pashas. Vuno Markov nga fshati Vraçesh mbase është njeriu, i cili është i emëruar për një përgjegjës kryesor të ndërtimit. Duke pasur parasysh lartësinë e kullës, e cila është 30 metra, me fjalë të tjera ajo ka qenë kulla më e lartë në Gadishullin Ballkanik (atëherë), është dashur të ketë një bazë mjaft serioze. Është interesante se kulla asnjëherë nuk ka pasur një fushë. Gjithmonë e ka matur kohën me një tingëllim të kambanës. Distanca në të cilën dëgjohet është 3 kilometra”, tregon historiani. 

Monumenti i mjeshtrit të njohur rilindës Vuno Markov, i cili ka ndërtuar jo vetëm kullën e bukur të qytetit Botevgrad, sot qëndron në qendër të fshatit të afërt Vraçesh.

Monumenti i mjeshtrit Vuno Markov

Sipas kryetarit të bashkisë Marin Bonçovski ka dy versione për emrin e fshatit. Njëri është se, vjen nga fjala vraçka /fallxhore/, por më e mundur është të vijë nga “vratca” ose vrata /derë/, sepse fshati ruante derën matanë malit për në Sofje. Në kohen e zgjedhës turke, duke qenë derventxhinj-roje të kalimit, vendasit nuk kanë paguar taksa dhe kjo ka tërhequr popullsinë, e cila ka jetuar duke përdorur dru nga pylli.

“Ata kanë përpunuar pemët, kanë bërë prej tyre arkivolet e dikurshme, të ashtuquajturat shinde. Shindet - ky është tavani sipër në shtëpitë e vjetra /dërrasa të holla për tavan/ - sqaron kryetari i bashkisë i Vraçesh Marin Bonçovski. Kanë bërë po kështu trarëр ose siç i quajnë napllati. I kanë përdorur për rrotat e karrocave. Dhe pak nga pak kanë filluar të prodhojnë fuçi, e të tjera. Tani pothuajse në çdo një shtëpi në Vraçesh bëhen fuçi.”

Marin Bonçovski, kryetari i bashkisë së fshatit Vraçesh

E pyesim inxhinierin Bançovski a është gjë e lehtë të jesh kryetar bashkie në kohëra, kur bashkitë ankohen se nuk kanë para edhe për ndriçimin rrugor.

“Po, tani për tani dritat i kemi të ndezura! Shpresojmë që kjo krizë të mos të vazhdojë. Por, po këtu njerëzit në Vraçesh janë më të pasur. Pretendimet i kanë po kështu më të mëdha sesa në fshatrat e tjera, duam këtë, duam atë...Kështu që fare nuk është e lehtë të jesh kryetar bashkie. Madje dhe unë u them, nga dy mandate maksimum të marrim përsipër. Dhe pas kësaj të vijë ndonjë tjetër. Standardi këtu është mjaft i lartë. Ne jemi afër Botevgradit dhe afër Sofjes, çdo një ka zanatin e vet, nuk ka frikë nga papunësia. Tek ne papunësia më duket sikurse është zero.”

Në Vraçesh akoma ka mbi 80 punëtori për fuçi. Kryetari i bashkisë i cili po kështu përpara kësaj ka qenë punues i fuçive krenohet se gjatë mandatit të tij kanë filluar në ditën e Shën Petkës (më 14 tetor) të organzojnë një festival të fuçisë, dhe të tërheqin miq në këtë fshat me të vërtetë modern.

Jo pak pelegrinë pret dhe Manastiri i Vraçeshit  që ndodhet aty pranë.Manastiri është nën majën më të afërt me kryeqytetin në malin Stara Planina - maja Murgash (1687 m) dhe deri aty mund të arrihet me makinë ose në këmbë në një rrugë të mirëmbajtur duke ndjekur luginën piktoreske të lumit Çeshkovica.

Manastiri i Vraçeshit „40 Martirët e Shenjtë“

Sipas legjendave vendi i shenjtë është i themeluar gjatë vitit 1230 pas betejës në Kllokotnica dhe më saktë më 9 mars - dita e 40 Martirëve të shenjtë. Kështu mbreti Joan Asen II ka shprehur mirënjohjen e vet për fitoren. Manastiri “40 Martirët e Shenjtë” është rinovuar në fund të shekullit të 20, pasi një bari vendas ka pasur një ëndërr dhe besimtarët kanë gjetur themelet e kishës së vjetër dhe të ajazmës. Atëherë është gjetur dhe ikona çudibërëse e Nënës së Zotit nga shekulli i 17. Burimi i shenjtë buron në muret e manastirit dhe thuhet se uji i tij shëron jo vetëm trupin, por edhe shpirtin.

Kisha e manastirit gjithashtu është ndërtuar nga mjeshtri Vuno Markov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ivo Ivanov, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD