Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maqedonia е Veriut numëroi vetëm 3504 bullgarë

Apostol Simovski
Foto: BGNES

Në regjistrimin e popullsisë në shtator të vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut, vetëm 3504 persona janë identifikuar si bullgarë, tha Apostol Simovski, drejtor i Institutit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut. Në të njëjtën kohë, vetëm në 15 vitet e fundit, më shumë se 86 000 qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë marrë pasaporta bullgare, sipas të dhënave të Ministrisë bullgare të Drejtësisë. Sipas regjistrimit, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 2 097 319 veta - 54% e tyre identifikohen si maqedonas, 30% si shqiptarë, 4% si turq, 2% si romë, 1% si serbë, 1% si boshnjakë dhe 0,5% si vllahë. “Regjistrimi është bërë me sukses dhe profesionalizëm”, tha Apostol Simovski, duke shtuar se të dhënat janë përpunuar në kohë rekord.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD
Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD