Gjatë verës, udhëtarët përmes Aeroportit të Sofjes do të mund të fluturojnë në më shumë se 80 destinacione, njoftoi Aeroporti. Nga 1 maji për herë të parë nga Sofja do të ketë avion dy herë në javë për në Zadar të Kroacisë. Ndër ofertat e reja janë fluturimet e rregullta për në Shkup, Tiranë dhe Selanik. Fluturimet për në Selanik do të jenë tre herë në javë - të martën, të premten dhe të dielën dhe do të fillojnë më 17 qershor. Po rivendoset linja Sofje-Pragë, e cila u mbyll në vitin 2012. Çdo ditë të javës, përveç të enjtes, do të ketë lidhje me Romën. Gjatë stinës së verës do të ketë më shumë linja ditore nga kryeqyteti deri në Varna dhe në Burgas. Po vazhdojnë fluturimet çarter drejt destinacioneve të njohura nga orari i dimrit.
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..