Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aeroporti i Sofjes po zgjeron destinacionet e fluturimeve

Foto: Летище София

Gjatë verës, udhëtarët përmes Aeroportit të Sofjes do të mund të fluturojnë në më shumë se 80 destinacione, njoftoi Aeroporti. Nga 1 maji për herë të parë nga Sofja do të ketë avion dy herë në javë për në Zadar të Kroacisë. Ndër ofertat e reja janë fluturimet e rregullta për në Shkup, Tiranë dhe Selanik. Fluturimet për në Selanik do të jenë tre herë në javë - të martën, të premten dhe të dielën dhe do të fillojnë më 17 qershor. Po rivendoset linja Sofje-Pragë, e cila u mbyll në vitin 2012. Çdo ditë të javës, përveç të enjtes, do të ketë lidhje me Romën. Gjatë stinës së verës do të ketë më shumë linja ditore nga kryeqyteti deri në Varna dhe në Burgas. Po vazhdojnë fluturimet çarter drejt destinacioneve të njohura nga orari i dimrit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 gushtin

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim. Ditën e martë vranësira do të jetë e..

botuar më 24-08-05 7.30.MD

Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të radhës parlamentare

Pas kthimit të mandatit të tretë të paplotësuar për formimin e qeverisë nga grupi parlamentar i partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), presidenti Rumen Radev vazhdon me procedurën e emërimit të qeverisë së përkohshme dhe caktimit të zgjedhjeve të..

botuar më 24-08-05 2.26.MD
Kisha

Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në Samokov shënon festën e saj me një darkë patriarkale

Për festën e vet kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec mirëpret Patriarkun bullgar Daniill dhe Mitropolitin e Sofjes për shërbesën e mbrëmjes. Tempulli pranoi përsëri laikë në prill, pas një mbylljeje tre-vjeçare për..

botuar më 24-08-05 12.46.MD