Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Policia dhe rojet po protestojnë për rritjen e pagave

Foto: BGNES

Policia dhe rojet dolën për të protestuar, duke vendosur çadra përpara Ministrisë së Financave. Aksioni është i sindikatave të punonjësve të Ministrisë së Brendshme dhe të burgjeve në Bullgari.

“Protesta nuk është politike. Ne nuk e pranojmë politikën e të ardhurave dhe mënyrën se si ajo po “reformohet”. Për ne kategorikisht nuk ka asnjë reformë”, shpjegoi Ilija Kuzmanov nga Federata Sindikale e Punonjësve të Ministrisë. Zyrtarët duan një rritje pagash prej 25%, si dhe një reformë gjithëpërfshirëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kryeministri Kirill Petkov dhe Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova folën me protestuesit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Minatorët po protestojnë kundër vendosjes së taksës 15% për pasuritë e nëndheshme

Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh. Protesta ishte kundër taksës së planifikuar prej 15% mbi pasuritë nëntokësore..

botuar më 24-12-11 2.49.MD

Shoqata e Kapitalit Industrial kërkon rishkrimin e buxhetit të vitit 2025

Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen e tyre në parim për propozimin. Sipas Kënço Stojçev, nënkryetar i Shoqatës së Kapitalit..

botuar më 24-12-11 12.11.MD
Ivan Kondov

Bullgaria nuk pret ulje të presionit të migracionit nga Lindja e Mesme

Qëndrimi i Bullgarisë për Sirinë mbetet i pandryshuar, ne vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Kështu deklaroi ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov para Kuvendit Popullor. Ne bëjmë thirrje për..

botuar më 24-12-11 11.27.PD