Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev shtron darkën tradicionale të iftarit

Foto: BGNES – arkiv

Në fillim të muajit të shenjtë për myslimanët Ramazan, i cili fillon më 2 prill, Presidenti Rumen Radev shtron një darkë tradicionale të iftarit. Veprimtaria e organizuar nga institucioni presidencial është shprehje e respektit për festën fetare dhe traditat e qytetarëve bullgarë myslimanë.

Në mesin e të ftuarve në darkën festive janë përfaqësues të fesë tradicionale në Bullgari dhe të bashkësive të tjera fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, figura të fushës së spiritualitetit, kulturës, arsimit dhe shkencës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PP-DB nuk mund të formojë qeveri, do ta kthejnë mandatin e dytë

Nuk ka asnjë mbështetje për propozimin tonë, përkatësisht ligjet kundër korrupsionit dhe pastaj flasim për një qeveri. Kjo na vë në një situatë që nuk mund ta zbatojmë mandatin e dytë, tha Bozhidar Bozhanov nga ekipi negociator i “Po e vazhdojmë..

botuar më 24-07-18 11.21.PD

Turqia dërgoi 20 makina për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Boljarovo dhe Sakar

Një pjesë e madhe e zjarrit në dhe rreth fshatit Voden u vu nën kontroll, tha ministri i brendshëm Kalin Stojanov në një konferencë. “Duke analizuar të gjithë situatën, iu drejtuam fqinjëve tanë nga Turqia, të cilët në fakt ua kthyen gjestin që bëmë..

botuar më 24-07-18 9.18.PD

Parashikimi i motit për 18 korrikun

E enjtja do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Pas mesditës në Bullgarinë Veriore dhe në masivët perëndimorë do të mbajë vranësira, do të fryjë erë dhe vende-vende do të ketë reshje të konsiderueshme shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do..

botuar më 24-07-17 7.40.MD