Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“U lodha nga gjumi”, këndon Pllamen Bonev

Foto: YouTube

Pllamen Bonev, i njohur me pseudonimin artistik Plamen De La Bona së fundmi prezantoi këngën e re “Më zgjo”. Këngëtari është autor i tekstit dhe i muzikës, edhe ideja për subjektin e videos është e tij.

Pas shumë vitesh punë jashtë vendit dhe pjesëmarrje në formate të ndryshme të këngës, së fundmi Pllamen Bonev po shfaqet gjithnjë e më shumë në skenën bullgare. “Më zgjo” është një këngë tjetër prej autori në bullgarisht.

“Po ecim përpara në një rrugë plotë pluhur. Bota na lë trashëgim gjithçka, pastaj na hedh në baltë ... Më zgjo, tani jam ndryshe, u lodha nga gjumi” këndon Pllamen Bonevi.


Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD