Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Detarët bullgarë në portin e Mariupolit janë mirë

Anija "Carevna"
Foto: arkiv

Ekuipazhi i anijes “Carevna”, e cila është e bllokuar në portin e Mariupolitnë Ukrainë, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka ushqim edhe për 15 ditë të tjera. Kjo u bë e qartë pas një bisede telefonike midis kapitenit Pavell Pavllov dhe menaxherit të firmës operatore të anijes Daniell Stefanov. Pavllov hodhi poshtë akuzat për sundimin e “Carevna” dhe theksoi se ekuipazhi nuk është kërcënuar kurrë nga asnjëra palë. Sipas Pavllovit, anija nuk është nën zjarr dhe betejat që po zhvillohen për të kapur portin janë rreth 500 metra larg. Ndihmësi i kapitenit Vlladimir Marinov konfirmoi atë që tha kapiteni.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD