Protestat e kompanive të ndërtimit të rrugëve kanë bllokuar rrugë të rëndësishme në të gjithë vendin. Në kryeqytet është ndërprerë qarkullimi para parlamentit dhe Këshillit të Ministrave. Me thirrjet “Dorëheqje” dhe “Na paguani tani”, punëtorët e ndërmarrjeve në fjalë kërkojnë të paguhen 100% prej parave për aktivitetet e kryera në vitin 2021.
Në fillim të seancës së qeverisë, kryeministri Kirill Petkov tha se më 14 prill Parlamenti do ta lejojë Agjencinë e Rrugëve të paguajë 50% të mjeteve, ose rreth 300 milionë euro.
Kryeministri kërkon që gjysma e mbetur e parave të paguhet vetëm pasi një komision parlamentar të shqyrtojë shkallën në të cilën janë kryer aktivitetet e deklaruara të kompanive.
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...