Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nis “ndërtimi partiak” i “Po e vazhdojmë ndryshimin”

Foto: promeni.bg

Katër muaj pas ardhjes në pushtet, “Po e vazhdojmë ndryshimin” bëhet parti. Themelimi do të jetë më 15 prill në Plovdiv. Kryeministri Kirill Petkov dhe zëvendëskryeministri Asen Vasilev pritet të zgjidhen bashkëkryetarë, pa pasur zëvendës. Aktiviteti kryesor i partisë do të zhvillohet në internet. Shumica e strukturave do të jenë virtuale, por në disa vende do të ketë zyra rajonale dhe koordinatorë. Mbledhja themeluese është caktuar për të premten, në orën 17.00.

Më 16 prill, Kryeministri Petkov do të fluturojë drejtpërdrejt nga Plovdivi për në Manastir. Aty së bashku me Nënpresidenten Ilijana Jotova do të hapin zyrën e Qendrës Kulturore Bullgare “Ivan Mihajllov”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD