Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anija flamurtare ruse e Detit të Zi, kryqëzori “Moska”, u mbyt

Kryqëzori “Moska”
Foto: Rojters

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kryqëzori "Moska", në bordin e të cilit pati një shpërthim dhe një zjarr, u mbyt para mesnate teksa po tërhiqej për në Sevastopol. Sipas Moskës, shkaku është një stuhi e fortë dhe dëmtimi i trupit. Kryqëzori siguronte mbrojtje ajrore për krahun jugor të ofensivës ruse në Ukrainë. Pas lajmit për fundosjen, kryeqyteti ukrainas Kiev u sulmua me raketa.

Dështimi i Rusisë për të pushtuar Ukrainën mund të bëjë që presidenti Vladimir Putin të përdorë armë taktike bërthamore, vuri në dukje drejtori i CIA-s, William Burns para studentëve në Institutin e Teknologjisë në Georgia.

Kemi zgjatur 50 ditë, megjithëse pushtuesit na dhanë maksimum pesë, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Forcat ruse po ndërtojnë linja mbrojtëse në rajonin Herson dhe po avancojnë në Doneck dhe Lugansk.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-08-07 7.40.MD

Pajisjet e Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk do të shfrytëzohen për Centralin “Kozlloduj”

Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..

botuar më 24-08-07 6.33.MD

Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..

botuar më 24-08-07 5.51.MD