Është koha që ideologjia antibullgare në Maqedoninë e Veriut që qëllimisht po i helmon marrëdhëniet tona, të mbetet në të kaluarën, tha Presidenti Rumen Radev në Sofje. Përpjekjet në Shkup për të ndërtuar një identitet të bazuar në falsifikimet e Kominternit, dhe jo në të vërtetën historike, janë kundër interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët duan anëtarësimin në BE, shtoi Presidenti.
Me akuzën se pse qendra kulturore bullgare në Manastir mban emrin e Ivan Mihajllovit, Kreu i Shtetit tha: “Nëse flasim për fashizëm, duhet të jetë e qartë se Ivan Mihajllov ishte njeriu që i refuzoi Hitlerit të përfshijë Maqedoninë në një luftë vëllavrasëse me Bullgarinë. Jo Ivan Mihajllov, por persona të tjerë, pas vendosjes së diktaturës jugosllave, vrisnin dhe torturonin dhjetëra mijëra njerëz në kampet e përqendrimit, vetëm për faktin se vazhduan të quheshin bullgarë. Ky është fashizëm i vërtetë”, tha Radev.Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..
Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..
Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave nga Agjencia Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale...
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum..
Një libër i veçantë ngushëllimesh u hap sot në Nunciaturën Apostolike në Sofje në lidhje me vdekjen e Papës Françesku. "Ai dinte të zhvillonte një..