Në mesnatë, besimtarët do të marrin nga kishat ortodokse një pjesë të zjarrit të bekuar, të sjellë nga Jeruzalemi vitin e kaluar. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare ka vendosur që të mos udhëtojë një delegacion bullgar në Izrael këtë Pashkë për shkak të "rrethanave të pafavorshme".
“Zjarri i Bekuar është një simbol i madh se Zoti nuk ka harruar që është me ne dhe përderisa ky zjarr është aty, duhet të digjet në zemrat tona, duhet të ndizet mbi të gjitha nga besimi ynë dhe ne duhet ta mbajmë gjithmonë atë.”, thotë për BNR At Llëçezar Popov nga kisha e kryeqytetit “Qefini i Nënës së Zotit”. Çdo vit të Shtunën e Madhe në varrin e Zotit nga qielli në duart e Patriarkut të Jeruzalemit bie Zjarri i Bekuar. Edhe sot e kësaj dite, misteri mbetet i pazgjidhur, megjithëse shumë shkencëtarë kanë hipotezuar."BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..